Këshilla & Arsye

October 9, 2017 | 10:24

5 arsyet pse ndiheni gjithmonë të lodhur

Ndjenja e lodhjes është më e komplikuar sesa duket për shumë njerëz. Ndonjëherë kjo nuk është vetëm e përkohshme dhe mund të shërohet në mënyrën se si njerëzit thonë: “Ju dukeni të lodhur, bëni pak gjumë”. Këtu janë arsyet pse ju ndjeheni të lodhur shumicën e kohës:

e-lodhur

1- Mungesa e ushtrimeve. Ushtrimi në të vërtetë ju ndihmon të ndiheni më pak të lodhur dhe të rrisni qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet gjithashtu përmirësojnë funksionimin e mushkërive dhe sistemin kardiovaskular.

2- Jeni të dehidratuar. Shumica e trupit është e përbërë nga uji. Pra, është e natyrshme që ne të jemi të lodhur kur nuk kemi ujë të mjaftueshëm. Është edhe më mirë nëse konsumoni pak më shumë sasi të ujit sesa atë që keni nevojë çdo ditë, sepse do të ketë rezultate të shpejta pozitive në lëkurën tuaj, funksionet trupore dhe shëndetin e përgjithshëm.

3- Anemia ndodh sepse keni nevojë për më shumë acid folik (hekur) në trupin tuaj. Prandaj sigurohuni që hekuri të jetë një pjesë thelbësore e dietës suaj. 

4- Disa arsye janë psikologjike. Për shembull, kryerja e një pune që ju e urreni do të çojë në lodhje shpirtërore. Për më tepër, është e qartë nëse jeni duke u përballur me disa vështirësi në jetën tuaj, nuk do të ndiheni mirë në shumicën e kohës.

5- Neglizhimi i mëngjesit nuk është vetëm një arsye thelbësore për ndjenjën e lodhjes; Shmangia e mëngjesit  çon në metabolizëm të ngadaltë dhe zakone të pashëndetshme të ngrëni.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top