Pika referimi

April 3, 2020 | 8:10

Ambra Hysa: Autizmi jo si një sëmundje e pashërueshme, por një çrregullim i trajtueshëm i fëmijëve të veçantë

 

Si fillim, dua të nënvizoj faktin që autizmi nuk duhet konsideruar si një “sëmundje e pashërueshme”, por si një gjendje “spektër autik”, një çrregullim i trajtueshëm tek këta fëmijë kaq të veçantë në sjellje dhe ndjeshmëri.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Sot të paktën 1 në 88 fëmijë diagnostikohen me autizëm duke e bërë këtë te fundit më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe SIDA.

Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vlerësuar me koeficientë inteligjence të përparuar.

Ka shumë prindër të shqetësuar dhe të lodhur shpirtërisht nga diskriminimi social. Autizmi kërkon kujdes të veçantë, kërkon trajtim të specializuar, ndihmë profesionale dhe shumë durim nga ana e prindërve. 

Por si lind autizmi? Cilat janë shkaqet që e nxisin?

Jo shumë kohë më parë, përgjigjja për këtë pyetje do të ishte: “Nuk ka asnjë shpjegim”. Kërkuesit po përpiqen të japin përgjigje. Tashmë dimë se nuk ka vetëm një shkak për autizmin, ashtu sikurse nuk ka një lloj të tij. Përgjatë pesë viteve të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një numër genesh të rralla, përgjegjëse ose mutacione të lidhura me shkakësinë e autizmit. 

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjnë prindërit ose ata që kujdesen për fëmijët, është të mësojnë shenjat e hershme të autizmit dhe të familjarizohen me ecurinë tipike të zhvillimit, atë që fëmija duhet të arrijë gradualisht. 

Çdo fëmijë me autizëm është i veçantë, ndaj edhe plani i ndërhyrjes terapeutike do t’i përshtatet nevojave të veçanta të fëmijës. 

Mjaft fëmijë me autizëm kanë edhe probleme të tjera mjekësore, si probleme me gjumin, konvulsione, shqetësim gastrointestinal të cilat duhen trajtuar sipas rastit dhe në bashkëpunim më specialistët përkatës. Në çdo rast, zgjidhja e këtyre problemeve mjekësore mund të përmirësojë sjelljen e fëmijës, të përmirësojë vëmendjen e tij apo dhe aftësinë për t’u përqendruar e për të mësuar.

Autizmi është i vështirë për t’u kuruar, por nuk është i pashërueshëm. Ka shumë terapi autike që synojnë përmirësimin e problemeve emocionale, shqisore, vështiresive në komunikim, përqendrim, socializim etj.

1

Duhet theksuar se lufta me autizmin ka beteja të ashpra, net të gjata pagjumë dhe shumë ankth, por gjithmonë ka një dritë në fund të tunelit, ka shpresë dhe mundësi.

Fëmijët me autizëm në shumë raste janë “gjeni” të vegjël, janë unikë. Ata kanë shumë dashuri për të dhënë, por nuk mund ta japin atë sepse nuk ka një dritare të hapur transmetimi të emocioneve në mendjen e tyre.

Mungesa e shkarkimit emocional sjell agresivitet dhe mungesë e theksuar përqendrimi në të shumtën e rasteve. Nëse nuk ka shërim, ka gjithmonë përmirësim. 

Ajo që fëmijët kanë më shumë nevojë në këto raste është durimi dhe ngrohtësia e pafund e prindërve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com