Marrëdhënie

May 14, 2020 | 8:05

Ambra Hysa: Çfarë është dashuria? A jemi gati të dashurojmë?

 

Dashuria, është shtëpia e njerëzimit. Megjithatë, ajo mbërrin tek ne pa lajmëruar dhe hyn pa trokitur.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Është cilësuar si “sëmundja ngjitëse” që shëron gjithçka…edhe kohët më të vështira. Të dashurosh, do të thotë të shkelësh mbi gastare yjesh dhe të pish me etje, gllënjka parajse.

Bota pa dashuri, do të ishte e zbrazët, dashuria është energjia që lëviz botën. Një energji që shkëmbehet pa pritur asgjë në këmbim, ndryshe nuk do të quhej “dashuri”.

“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”

Çfarë është ferri? Ka thënë Fjodor Dostojevski…”Pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

Dashuria është malli i njeriut për të gjetur një strehë të sigurt për shpirtin e tij.” ka thënë Orhan Pamuk dhe këto fjalë të qëndisura kaq bukur nga autori i famshëm, janë kolonë zanore e dashurisë, kult, refren i saj.

1Dashuria ndjehet me sy mbyllur, ashtu si meloditë më të bukura që njeriu nuk dëshiron ti ndajë me ngjyrat e kesaj bote, por ti jetojë me vetveten, në mbyllje të saj..mbrëmjeve, kur dritat janë fikur.

Dashuria nuk njeh protagonizëm, ajo fshihet në thjeshtësi të pakopjueshme.

Kërkoje në gjërat e vogla të jetës, dhe do ta gjesh…

…Dashuria nuk bën kompromise, nuk përlyhet në pazare të ulëta, dashuria e vërtetë është e pastër si qelibari, dëlirësia e saj është qetësim për shpirtin. Kushdo qe e ka njohur dashurinë një herë në jetë do ta takojë atë sërish.

 

Dashuria kthehet, dashuria fal , nuk mban mëri sepse dashuria është mirësi dhe ajo gjithmonë fiton. Është e bardhë mbi të keqen, re qumështore mbi qiellin sterrë të zi.

Shpirti i ditës dhe zemra e natës. Asaj i ngjajnë duart e shtrënguara, qetësia e shenjtë, hëna e plotë, mendimi për njëri-tjetrin në mesnatë, gjumi i trazuar dhe udhëtimet e gjata në trenin e kujtesës, pa ndalesë.

Dashuria nuk rrjepet nga koha. Kur perëndon dielli, qielli skuqet me mungesën e saj.

Edhe pse mund të mos ta dimë kurrë se përse biem në dashuri, mund të jemi të sigurtë se ajo është një xhiro emocionale si në ato trenat e shpejtësive të mëdha, e cila ka intervalet e saj dhe pikat e saj kulmore, por zgjat gjithë jetën. Është e frikshme dhe ezauruese, na bën të vuajmë, dhe na bën të fluturojmë. Ndoshta, ne humbasim vetveten. Ndoshta, ne gjejmë veten. Mund të na thyhet zemra, ose ajo thjesht mund të jetë gjëja më e mirë që na ka ndodhur në jetë.

Por a jemi gati të dashurojmë?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com