Pika referimi

July 10, 2020 | 8:04

Ambra Hysa: Jeta është një xhiro e bukur dhe ti je gjithmonë “një xhiro biçiklete larg” humorit tënd më të mirë

Dëshironi të udhëtoni më shpejt, të zvogëloni shqetësimet për parkimin, të kurseni para dhe të kujdeseni për mjedisin?

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Është shumë e thjeshtë, mjafton të hipni në biçikletën tuaj dhe të lini efektivitetin të fillojë. Biçikleta është argëtuese, e freskët, e shpejtë dhe ju mban në formë të shkëlqyer.

Jeta është një xhiro e bukur dhe ti je gjithmonë “një xhiro biçiklete larg” humorit tënd më të mirë.

Biçikleta ndikon në psikologjinë tuaj të brendshme ashtu si çokollatat, por në ndryshim prej tyre ajo ndihmon që ju të keni trupin që ëndërroni.

Ju lëvizni me biçikletë rreth tre herë më shpejt sesa si këmbësorë.

Një veturë zakonisht mund të marrë hapësirë të mjaftueshme për 20 biçikleta. Vetëm 5% e energjisë dhe materialeve të përdorura për të ndërtuar një makinë është gjithçka që duhet për të ndërtuar një biçikletë të tërë. Gjithashtu, më pak gomë është e përfshirë, fakt që parandalon pastrimin e pyjeve për plantacion gome.

Çiklizmi mund të djegë gjithashtu 600 kalori në orë.

Efikasiteti në të cilin trupi djeg kalori dhe yndyrë nuk rritet vetëm gjatë udhëtimit, por disa orë më pas. Edhe pas çiklizmit për 30 minuta, do të digjni një sasi më të lartë të kalorive për disa orë pasi të ndaloni.

Ju definitivisht jetoni më gjatë.

Nëse e përdorni biçikletën rregullisht niveli i fitnesit tuaj është 10 vjet më i ri. Dhe një studim zbuloi kohët e fundit që ju keni 40% më pak mundësi të vdisni herët. Biking disa herë në javë zvogëlon presionin e gjakut dhe stresin, ndërsa rrit energjinë tuaj dhe gjendjen shpirtërore të përgjithshme.

Një xhiro me biçikletë në mëngjes buzë liqenit, është terapia më e mirë dhe mënyra më e bukur për ta filluar ditën…dhe është FALAS!

Të përshkosh qytetin tënd me anë të biçikletës është funksionale, e shpejtë, komode dhe të kursen shumë kohë.

Të udhëtosh me biçikletë disa kilometra që janë të përshkueshëm dhe të mos përdorësh makinën, i jep udhëtimit një tjetër dimension.

Është e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë dhe do t’ju bëjë të punoni më shpejt sesa kolegët tuaj që vozisin në makina. Me kaq shumë fakte pozitive dhe frymëzuese, nuk ka dyshim se çiklizmi është një mënyrë efikase lëvizje, jo vetëm për ne por për edhe për mjedisin tonë.

Biçikleta është dashuri dhe mos harroni…ajo ngjan kaq shumë me jetën…”duhet të vazhdojmë të ecim përpara, për të ruajtur balancën”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top