Psikofakt

September 17, 2020 | 8:06

Ambra Hysa: Mësuesit superheronj, mbajnë sot mbi shpinë përgjegjësinë e shëndetit publik, ankthin dhe shqetësimin e prindërve

Këtë vjeshtë, mijëra mësues dhe nxënës u futën në klasë gjatë një prej kohërave më të trazuara dhe më të pazakonta në historinë e arsimit. Për shumë njerëz, kjo do të thotë se ata do të transmetojnë mësim nga dhoma e tyre e gjumit ose tryeza e kuzhinës. Për të tjerët, mund të nënkuptojë mësimdhënie ndërsa janë të maskuar, në një klasë me fëmijë të maskuar në mënyrë të ngjashme me ta.

Dhe për disa mësues do të jetë një përzierje mes të dyjave.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Por, si po ndjehen mësuesit dhe nxënësit në të gjithë këtë situatë?

Ndërsa mësuesit janë të motivuar thellësisht, me pasionin për të treguar për studentët e tyre dhe për të krijuar një përvojë pozitive të të mësuarit me ta, shumë prej tyre gjithashtu ndiejnë shqetësim të thellë dhe pasiguri.

 “Unë dua të jem mësuesi më i mirë që mund të jem, por gjithashtu e di se duke bërë këtë, unë po vë jetën time në rrezik,” është ky konstatimi i mësuesve të cilët po përpiqen me shumë kujdes, përgjegjësi dhe butësi, të menaxhojnë situatën.

Thuhet me të drejtë se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk matet kurrë, ata janë heronjtë me grykëse të zeza dhe zemrën e bardhë, të ditëve të sotme.

Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Jo rastësisht mësuesit gjithmonë janë respektuar nëpër mjediset ku kanë punuar. Ata përherë kanë dhënë maksimumin, sikurse thuhet janë shkrirë” që të tjerët, të “nxënë” sa më mirë.

Ka ende mësues që udhëhiqen nga pasioni dhe dashuria e pakushtëzuar për profesionin e menaxherëve, rolin e psikologëve, rolin shpeshherë edhe të infermierëve të cilin e mban brenda vetes, profesioni i një mësuesi.

Mësuesit sot mbajnë mbi shpinë përgjegjësinë e shëndetit publik, ankthin dhe shqetësimin e prindërve, frikën personale dhe luftën e përballjes me të çdo ditë, por edhe mungesën e informacionit.

Mësuesit, ato me zemrën e butë dhe përkushtimin maksimal, gjithmonë do të mbeten nxënës.

Mësuesit shpenzojnë shumë orë duke mësuar metoda të reja për nxënësit e tyre dhe janë të përkushtuar që të japin më të mirën nga vetja.

Ata i mësojnë nxënësit të zbulojnë pasionet.

Nxënësit kanë prirje të ndryshme dhe në këtë moment futet në lojë mësuesi i cili ndihmon të bëjnë zgjedhjen e duhur duke ju përkushtuar më shumë lëndës e cila ka lidhje me pasionin e tyre.

Ata BESOJNË dhe INKURAJOJNË, dy folje me peshë të artë në zemrat dhe jetën e nxënësve.

Mësuesit janë njerëzit kyç të cilët  motivojnë, ndihmojnë dhe sfidojnë në mënyrë që të shfaqen potencialet e secilit nxënës. Ata besojnë tek studentët përpara se këta të fundit të kenë krijuar besim tek vetja e tyre.

Janë mentorët më të mirë, kujdestarët më të mirë, janë ata të cilët duhet të përgjigjen për çdo problematikë dhe ti zgjidhin ato, duke harruar se në fund të ditës, supet e tyre gjithashtu janë të brishta dhe se ata janë thjesht njerëz.

Mësuesit nuk janë superheronj, edhe pse kanë superfuqi, prandaj meritojnë shumë solidaritet në këtë kohe të vështirë, mirëkuptim dhe fokus në shërbimin e tyre human dhe plot dashuri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top