Këshilla & Arsye

May 16, 2018 | 11:46

Ankthi është shumë i rrezikshëm për shëndetin. 4 shenjat paralajmëruese që nuk duhen nënvlerësuar

Sa prej nesh kanë sulme paniku për shkak të shqetësimeve që mbartim çdo ditë? Është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nuk duhet të shqetësohemi.

Ajo që ne duhet të kuptojmë se sa lartë mund të rritet ankthi, i cili duhet të mbahet nën kontroll, pasi nëse arrin majat godet kundër shëndetit tonë. Gjithashtu ankthi mund të jetë diçka më shumë se vetëm një ‘zgjedhje’.

Duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre katër fazave të veçanta:

1.Të gjithë mund të kenë ankth për një zgjedhje që duhet të bëjnë, por nëse kjo ndodh në mënyrë sistematike për gjithçka në jetën e përditshme, atëherë kjo ndjenjë duhet të monitorohet vazhdimisht;

2. Shpesh simptomat janë; dhimbje koke, të përziera, mungesë të frymëmarrjes dhe marramendje. E gjithë kjo do të thotë se ka diçka që nuk shkon.

3. Kushtojini vëmendje të veçantë edhe efekteve që sjell ankthi në mendjen tonë, reagimet jo-fizike si nervozizmi dhe tensionet e larta, të cilat bëjnë që të ndiheni keq.

4. Monitoroni sulmet e panikut për shkak të tensioneve dhe konflikteve brenda vetes. Ato shpesh ndodhin papritmas dhe mund të jenë shumë tronditëse, veçanërisht kur ndodhin pa asnjë arsye të dukshme.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / curiosauro.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com