Psikofakt

January 22, 2018 | 19:20

Apeli i psikologes Anxhela Peza: Njeriu e bën bamiresinë për shpirtin e tij dhe jo për t’i shitur shpirtmadhësinë të tjerëve!

Një skamje e vërtetë në periferi të Tiranës në Laknas. Një familje me 5 fëmijë jetonin në një dhomë të vogël me kushte mizerabël.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Babin në burg për shkak të dhunës së vazhdueshme te gruaja dhe fëmijët dhe një nënë në kushtet e depresionit. Dhe jetojnë me një ndihmë sociale 58 mijë lekë për secilën frymë. Drejtoresha e RSU-së dhe gjithesecili nga ne dha një ndihmesë për këta fëmijë.

Por a mbahet shtëpia me miell hua….? Kryetari i bashkisë në Kamëz duhet të kishte bërë diçka për ta. A nuk është e tmerrshme që ky fëmijë hap portën zbathur në ditët me shi në këtë shekull ku ushqimi hidhet poshtë me tonelata. Çfarë kontigjenti janë këta fëmijë nesër?

“Anonimati duhet të jetë një kusht kryesor për bamirësinë si në çdo kohë. Njeriu e bën bamiresinë për shpirtin e tij dhe jo për t’i shitur shpirtmadhësinë të tjerëve. Duhet të ndihmosh pa i kujtuar tjetrit sa i mjerueshëm është”.

Kjo ishte për të thënë se atë që doni ta flakni, çojeni diku ku shërben.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com