Lifestyle

May 23, 2020 | 11:55

“Dashuri në kohë Koronavirusi”, Ambra Hysa sjell rrëfimin e saj bazuar në histori të vërtetë

“Dashuri në kohë Koronavirusi” vjen si libri i parë i kësaj periudhe të trishtë të pandemisë globale, që jo rrallë herë, është cilësuar si “Lufta e Tretë Botërore”.

Autorja, Ambra Hysa lindi në Prill të vitit 1995 në Shkodër. Ka studiuar Financë por pasioni i saj mbetet arti, psikologjia, letersia. Aktualisht punon si gazetare dhe ndan me ne vazhdimisht artikuj dhe refleksione të fushave të ndryshme.

Autorja, Ambra Hysa lindi në Prill të vitit 1995 në Shkodër.
Ka studiuar Financë por pasioni i saj mbetet arti, psikologjia, letersia.
Aktualisht punon si gazetare dhe ndan me ne vazhdimisht artikuj dhe refleksione të fushave të ndryshme.

Tronditës, i dhimbshëm, po aq sa edhe artistik, libri “Dashuri ne kohë Koronavirusi” është bazuar dhe frymëzuar në histori të vërtetë. Vjen si dëshmi e kësaj periudhe.

1

Në këtë dramë me përmasa tragjike, autorja shfaqet si ‘‘dëshmitare okulare’’, vijëzon me lot copëza jete të viktimave të pafajshme, bën homazh dhe nderim të thellë për mjekët ”Gardianët e Jetës”, bëhet “zemra dhe dora e ngrohtë mbi plagë”, dhuron lule për fitimtarët!

U shkrua, në mes të Luftës, dhimbjes, frikës nga e panjohura dhe humnerës shpirtërore e cila la gjurmë dhe ndryshoi përgjithmonë, mënyrën e jetës së njerëzimit.

Duke zbuluar edhe një herë, se Dashuria do të na shërojë dhe se, në të gjitha kohërat, vetëm ajo është përgjigjja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com