Lifestyle

December 20, 2017 | 10:41

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë bërë prindër të binjakëve (në fshehtësi)

1

Sipas burimeve ekskluzive në TMZ.com, Anna Koyrnikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër  për herë të parë. Lojtarja e famshme e tenisit solli në jetë binjakët disa ditë më parë.

Askush nuk e dinte për shtatzëninë e saj, dhe ajo arriti të qëndronte larg syve të publikut dhe dritave të publicitetit. Edhe pse të gjithë e dinin se ishin çift me këngëtarin e famshëm, askush nuk e dinte se do të bëheshin prindër.

Burimet nga Miami, siç raportohet në TMZ, thanë se djali dhe vajza erdhën në jetë të shtunën më 16 dhjetor dhe emrat që ata zgjodhën janë Nicholas dhe Lucy. Mami dhe binjakët gëzojnë shëndet të jashtëzakonshëm, ndërsa çifti ndihet i lumtur që ata kanë arritur të mbajnë diçka kaq të bukur të fshehur larg nga mediat sociale.

Kjo shpjegon pse 36-vjeçari nuk është parë në koncerte. Fotografia e fundit është nga nëntori i vitit 2016.

Çifti gjithmonë e ka mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes. Të dy kanë qenë së bashku që nga viti 2001.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top