Në fokus

October 27, 2018 | 8:20

Familjarët e fëmijëve autik, shfaqin probleme emocionale dhe sociale

Edhe motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me autizëm priren të kenë probleme me ankthin, depresionin dhe vështirësi sociale, duke u bazuar në një analizë të gjatë. Zbulimet japin dëshmitë më të fuqishme deri më sot se këta vëllezër dhe motra kanë probleme, thotë autorja Carolyn Shivers, profesoreshë për studime njerëzore në Virginian Potytechinc institute and State University.

“Ne kemi gjetur evidenca nga 70 studime që thonë se diçka ndodh me ta”, thotë ajo.

Këto zbulime konfirmojnë teoritë e mëparshme, të cilat kanë sugjeruar se familjarët e fëmijëve me autizëm ndajnë disa simptoma të njëjta të sëmundjes. Sidoqoftë, nuk shpjegohet sa nga vështirësitë e vëllezërve dhe motrave janë të diktuara nga gjenetika më shumë se sa ambienti familjar, thotë William Mandy.

“Ne nuk e kuptojmë mirë se çfarë e përforcon këtë fenomen. Le të shpresojmë se ky hulumtim do të shërbejë që të zbulohet ai mekanizëm. Të kuptuarit e biologjisë mund të na bëjë të kuptojmë më shumë për trashëgiminë e autizmit dhe ndoshta të nxjerrim disa strategji të vlefshme për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat e personave me autizëm”, thotë Mandy.

Motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me autizëm janë më të prirë të kenë tërheqje dhe aftësi të dobëta sociale se motrat dhe vëllezërit e atyre pa autizëm.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top