Këshilla & Arsye

February 14, 2018 | 10:52

Gjendjet jo të zakonshme të syve

 

Sikundër sëmundjeve të shumta që ekzistojnë, syri si një ndër organet më delikat të trupit preket nga shumë simptoma:

 

Haemolacria

Në rastin e kësaj gjendje  mund të qani me lot gjaku (Në vend të lotit del gjak). Kjo është më tepër një simptomë sesa sëmundje.

Shkaqet përfshijnë:

Mosrritja në mënyrën e duhur e enëve të gjakut

Tumoret

Indet e inflamuara

Infeksionet bakteriale ose virale

Më tepër shfaqet te fëmijët dhe adoleshentët dhe trajtimi varet nga shkaku.

Polycoria

Në këtë rast bebja e syrit zmadhohet kur ndriçimi është i ulët dhe zvogëlohet kur ndriçimi është i lartë. Polycoria është e rrallë dhe nuk është e qartë se çfarë e shkakton, por mund të ketë lidhje me kushtet si glaukoma dhe katarakte. Jo të gjithë kanë nevojë për trajtim, por në rastet kur është e nevojshme bëhet përmes kirurgjisë.

Heterochromia

Irisi është pjesa me ngjyrë e syrit të çdo njeriu. Ndonjëherë ata kanë ngjyra të ndryshme nga njëri-tjetri. Ose një iris mund të përmbajë ngjyra të ndryshme. Nëse lindni me të, ndoshta nuk keni simptoma të tjera apo nevojë për trajtim. Ndonjëherë kjo është një shenjë e një gjendje të rrallë që ju merrni nga prindërit tuaj në lindje.

Cat Eye Syndrome (sindroma e syrit mace)

Kjo sëmundje shkakton një nivel ose hendek në pjesë të syve tuaj. Mjekët e quajnë atë një kolobomë. Kur kjo ndikon në irisin ose beben e syrit, syri juaj duket si syri i një maceje. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo shkaktohet nga problemet gjenetike.

Pezmatimi i nervit optik

kjo mund t’ju prek diku nga mosha 20-40 vjeç. Rreth gjysma e njerëzve që e kanë atë do të vuajnë dhe nga skleroza e shumëfishtë, një sëmundje që sulmon qelizat e trurit. Zakonisht prek një sy. Ju mund të humbni shikimin për disa, ditë, madje dhe muaj. Mund të keni dhimbje dhe pamje të paqartë. Ngjyrat, veçanërisht e kuqja të duket më pak e ndritshme. Megjithëse zakonisht largohet vete, mjeku mund t’ju japë steroide për të lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen. Sytë kthehen në gjendjen normale brenda vitit.

Charles Bonnet Syndrome (Sindromi i perdes)

Njerëzit me këtë gjendje e shohin modelet ose imazhet që të tjerët nuk munden. Këto halucinacione mund të zgjasin nga minuta në orë. Ata mund të jenë duke ndenjur ose në ecje. Shkaku nuk është i qartë, por ka gjasa që truri juaj të humbasë vizionin.

Ocular Albinism (Albinizmi i syrit)

Irisi juaj thith dritë. Retina e cila ndodhet në pjesën e pasme të syrit e përpunon atë. Nëse nuk keni mjaftueshëm pigment që u jep atyre ngjyrën e tyre, nervat që ju ndihmojnë të shihni mund të dëmtohen. Kjo mund të çojë në:

Errësim të pamjes

Sy që duken në drejtime të ndryshme

Ndjeshmëri të dritës

Pengon shikimin në distancë

Nuk ka shërim, por mjeku mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat.

 

Katarakti traumatik

Lentja ndihmon në fokusimin  e dritës dhe imazheve në retinën e syrit. Mund të duhet pak kohë, por nëse goditet ose shpërthen, mund të formohet katarakti. Do të duket me re dhe mund të jetë në formë ylli.

 

Anisocoria

Bebet e syrit mund të kenë madhësi të ndryshme. Rreth 1 në 5 njerëz që kanë këtë nuk kanë shqetësime të tjera shëndetësore. Sindromi i Hornerit karakterizohet nga një bebe shumë më e vogël, kapak i sipërm, sytë të ngulitur në fole dhe mungesë djerse në fytyrë. Në sindromën Adie, e cila zakonisht nuk kërkon trajtim, bebja e njërit sy është gjithmonë e hapur dhe mezi përgjigjet dritës.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com