Marrëdhënie

February 1, 2018 | 11:38

Ja çelësi i një marrëdhënieje të mirë

 

E keni pyetur ndonjëherë veten se cili është faktori më i rëndësishëm në një marrëdhënie? Shumica mendojnë se është komunikimi, të tjerë mendojnë se është ndershmëria ose sinqeriteti.

Një ekspert psikolog, që ka këshilluar më shumë se 1000 çifte thotë që nuk është asnjë prej tyre. Në një artikulll që psikologu John Kim shkroi në “Psychology Today” tregoi se cili ishte faktori më i rëndësishëm në një marrëdhënie:  Ai thotë se pa cilësinë e ‘respektit’ një marrëdhënie nuk mund të mbijetojë.

Nëse ju jeni në një marrëdhënie ku ka mungesë respekti, jam e sigurtë që e keni shumë të lehtë për ta kuptuar. Kur flasim për marrëdhënie të shëndetshme, respekti duhet të jetë patjetër i pranishëm. Respekti është diçka të cilit shpesh nuk i kushtojmë vëmendje, por pa të, nuk mund të krijojmë besim.

Ja përse respekti është thelbësor për çdo marrëdhënie të shëndetshme: Respekti krjon besim. Besimi krijon një vend të sigurt. Vendi i sigurt krijon një marrëdhënie të shëndetshme.

Çfarë është respekti?

Respekt do të thotë që askush nuk ka pushtet apo autoritet mbi tjetrin. Do të thotë që nuk është e thënë të biem dakord me atë që duam, por t’i japim njëri-tjetrit hapësirë që të shprehë mendimet dhe gjykimet e veta. Respekt do të thotë të mos gjykosh, të mos kontrollosh, të mos sundosh. Respekt do të thotë ta lësh tjetrin të jetë ai apo ajo që është dhe të rritet.  Prandaj është me rëndësi që ju të pyesni veten: A ka mjaftueshmë respekt në marrëdhënien time?

Burimi / http://psikologjia-shqiptare.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com