Mirëqenie

October 11, 2016 | 10:43

Kos me kanellë ose manaferra për diabetin

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Diabeti i sheqerit është një çrregullim metabolik, që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ky çrregullim vjen si pasojë e defektit të sekretimit të insulinës, të veprimit të saj, të të dyjave bashkë ose mungesës së plotë të sekretimit të insulinës, i cili është një hormon, që me të drejtë konsiderohet çelës për futjen e glukozës në qelizë. Organizmi te diabetikët nuk funksionon normalisht rreth veprimit të insulinës, hormon që sekretohet normalisht nga pankreasi.

Provoni kos me kanellë për një përmirësim të dukshëm të diabetit ose manaferra.

Në një filxhan kafeje hidhni një lugë gjelle kanellë dhe pastaj shtoni kos derisa të mbushet filxhani dhe pastaj përziejini mirë. Masën e fituar vendoseni në frigorifer dhe këtë përzierje konsumojeni esëll të nesërmen në mëngjes.

Për diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Lëngu i kulluar konsumohet 3 herë në ditë nga një filxhan para buke. Edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Lëngu konsumohet çdo ditë 1-2 gota të vogla në gjendje të ngrohtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top