Pika referimi

December 23, 2019 | 8:01

Nga Ambra Hysa: Dështimi është hapi më i sigurt drejt suksesit!

 

Sa herë ke menduar se nuk mund t’ia dalësh? Sa herë ke numëruar mbrëmjeve para se të të zërë gjumi, pengesat që ke perpara, të cilat nuk të lejojnë t’ia arrish qëllimit, por nuk të pengojnë as të ëndërrosh, sepse je zgjuar në mëngjes me të njëjtin qëllim që fle brenda teje, rritet brenda teje, dhe Ti nuk mund ta mposhtësh dot?

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat. Autore së fundit e librit me poezi, “Balada e bardhë”.

Nëse Ti që po lexon ketë shkrim të vogël motivues, zgjohesh me të njëjtën ëndërr, dhe ndjen vërtetësinë e peshën e këtyre fjalëve thellë në shpirt, ekziston ajo grimcë çmendurie, besimi, pasioni, energjie brenda teje, treguese që Ti do t’ia dalësh!

Nëse ti je i çmendur mjaftueshëm, të besosh fort, të krijosh, të përballosh të gjitha humbjet, paragjykimet se nuk mund t’ia arrish, pengesat… nëse ti rritesh çdo ditë bashkë me ëndrrën tënde, kjo është RRUGA JOTE dhe DËSHTIMI është veçse një hap i sigurt drejt SUKSESIT tënd.

Nëse Ti je i duhuri, do rrëzohesh shumë herë, por aq herë do ringrihesh, sepse vetëm shija e hidhur e baltës, e rrëzimit, prodhon forcën dhe energjinë e paimagjinueshme, drejt shijes së ëmbël të suksesit.

Por duhet të besosh fort! Të krijosh mundësi për veten duke shfrytëzuar të gjithë potencialin dhe rrethanat që ke, duke i thënë vetes “Nëse nuk ekziston një mënyrë, unë do ta krijoj atë”.

Asgjë nuk mund ta ndalë një mendje kreative, një zemër që pulson dhe përmbushet vetëm me punë të mira, me hapa të vegjël, por që mbartin shumë dashuri, përkushtim, vlerë, sakrificë brenda, dhe kjo i bën ata të sigurt, efikasë dhe krenare.

Asnjëherë mos ki frikë të dështosh! Nuk ka shije më të hidhur, por as më të ëmbël se dështimi, sepse vetëm në greminën e dështimit, njeriu njeh thellësisht veten.

Luftarakët e vërtetë ia dalin gjithmonë. Ata ndërtojnë kështjella me gurët që janë hedhur drejt tyre.

Ëndërrimtarët që punojnë fort ia dalin gjithmonë, sepse ata mbështeten në mesazhin që kanë në zemër, në forcën dhe vullnetin e tyre të hekurt, të pandalshëm.

Ekziston një zë brenda vetes tonë, një dritë e bukur, duhet ta ndjekësh atë me çdo kusht… në kohë me shi apo me diell, vetëm ai zë e di rrugën… kështu që, DËGJO dhe BESO!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com