Pika referimi

January 7, 2020 | 8:03

Nga Ambra Hysa: Në 2020-ën duhet të mos harrojmë të jetojmë nga nevoja e ngutshme për të ekzistuar

 

Diku, në mes të 2019-ës ndryshuam kodin e të jetuarit në mes të errësirës. Diku në mes të 2019-ës kuptuam se duhet të përqafojmë më shumë dhe të mendojmë më pak, të duam më shumë dhe të fokusohemi më pak në gjërat e parëndësishme. Kuptuam gjithashtu, se duhet të mos harrojmë të jetojmë, nga nevoja e ngutshme për të ekzistuar.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, sjellë herë pas here reflektime të sajat.

Ndërrimi i viteve na gjen duke bërë rikapitullimin e 12 muajve të vitit, nën shkëlqimin e dritave tradicionale dekorative, të cilat herë janë më vezulluese e herë më turbulluese. Bilanci shpirtëror dhe emocional është i pranishëm në çdo fundvit, e megjithatë, ne duhet të gjejmë guximin për ta shkruar, sepse vetëm kështu, mund t’i pranojmë ditët jo të mira.

Qëllimet që i vendosim vetes, mund të jenë të vogla ose të përmasave të mëdha, jo të gjitha ëndrrat tona mund të përmbushen brenda harkut kohor të një viti. Ndonjëherë xhiroja duhet të jetë më e gjatë. I rëndësishëm nuk është asnjëherë afati kohor, por gjithmonë fokusi.

Nëse 2019 nuk është treguar mjaftueshëm bujare me ty, atëherë ti nuk je treguar mjaftueshëm korrekt dhe i vendosur me veten në 2019! Vitet janë thjesht numra, të cilët, duhen zhveshur nga çdo peshë dhe lidhje emocionale.

Kur urojmë “Shpresoj që 2020 të sjellë mbarësi dhe të jetë një vit i suksesshëm”… në të vërtetë, ne nuk presim asgjë nga 2020, por presim gjithçka nga vetja jonë! Dhe nëse besojmë mjaftueshëm, nëse punojmë mjaftueshëm, nëse guxojmë mjaftueshëm, nëse i lejojmë vetes të ëndërrojmë dhe krijojmë mjaftueshëm… diçka ndodh.

Nis një rikthim i ngadaltë. Ndoshta diku në mes të 2020-ës… kur gjithçka duket e pamundur, kur çdo përpjekje bëhet e kotë, mund të duket e papërfillshme, një shkulm lagështire në ajër, një ndryshim i lehtë në qiell, një puhizë e butë pranë detit. E ndjen në zemër që dimri ka kaluar, kur ka diell dhe sytha të vegjël nëpër pemë, kur fqinjët i kanë hequr palltot e rënda. Ndoshta mendimet bëhen me të freskëta, peshojnë më pak dhe një mëngjes vendos të hapësh të gjithë grilat e dritareve dhe ta lësh diellin të hyjë brenda, pa të shkaktuar asnjë bezdi ajo tufë e ngrohtë e rrezeve. Diku në mes të kësaj ndjesie, siguria rikthehet, dhe pranvera vjen vërtet, sepse TI ke zgjedhur të qëndrosh, dhe sepse TI ke zgjedhur të luftosh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com