Në fokus

January 3, 2018 | 14:09

Nga Anxhela Peza: Probleme me ankthin? Ja si mund ta kuroni

Probleme me ankthin?

1

  • Keni humbur qetësinë?
  • Ju ndiheni të pasigurt, të shqetësuar për pjesën më të madhe të ditës?
  • Nuk rehatoheni lehtë, keni probleme me gjumin?
  • E keni të vështirë të kontrolloni shqetësimin tuaj?
  • Ndodhitë apo ngjarjet e ditës i përjetoni me tension, shpesh nën një këndvështrim katastrofik?
  • Keni frikë për shëndetin tuaj apo të njerëzve tuaj të afërt, frikë se ndonjë sëmundje apo një aksident mund të dëmtojë njerëzit tuaj të dashur?
  • Jeni bërë tepër të ndjeshëm e herë-herë nuk arrini të kontrolloni emocionet?  
  • Keni filluar të mos ndjeheni mirë fizikisht si: dhimbje koke, marrje mendsh shqetësime të sistemit gastro-intestinal, probleme të frymëmarrjes, tension muskular?
Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Këto simptoma kur kanë një kohëzgjatj prej mese 6 muajsh njihen ndryshe si Çrregullime të Ankthit të Përgjithësuar, një çrregullim i cili prek rreth 5% të popullsisë, të paktën një herë gjatë jetës së tij. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të shpenzojmë shumë energji emocionale, dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme, duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Për fat të mirë, për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është se çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme. Këto teknika mund të përdoren nga kushdo për të mbajtur në kontroll simptomat e ankthit dhe për t’u ndjerë më mirë. Duhet theksuar ama se në rastet e nivelit të lartë të ankthit ndihma e psikologut apo psikoterapistit është e nevojshme.

Ankthi nuk është vetëm psikologjik, por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten. Ndërsa kur jeni të relaksuar ndodh komplet e kundërta.

  • Si mund ta kurojmë?

Terapia farmakologjike: për trajtimin e ankthit parashikon përdorimin e benzodiazepinave dhe  anti depresivëve.

Grupi i benzodiazepinave  përdoret me tepër në fazat akute të çrregullimit dhe ndihmon në uljen e  intensitetit të ankthit por nuk e eleminojnë atë. Përdorimi i zgjatur i tyre mund të krijojë varësi.

Teknika relaksimi: ekzistojnë teknika të ndryshme gjatë procesit terapeutik të autokontrollit që shkojnë nga mendimi pozitiv, deri tek autohipnotizimi etj.

 

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com