Pika referimi

February 22, 2018 | 14:06

Nga Dorina Hoxha / Lutje në eter

Nga lartësia e një objekti mund të vëresh sesi bota rreth teje zvogëlohet me rritjen e distances dhe sesi horizonti shtrihet gjerësisht në perceptimin tend njerëzor. Syri, si një organ shqisor, i ndjeshëm të diktojë dritën dhe ngjyrën, shërben edhe si një lloj lupe, e cila zmadhon dhe zvogëlon rrezen e të parit dhe kuptimit njerëzor. Kur jemi të ulur në një kopsht shohim përreth dhe kënaqemi me atë që syri ynë përshkon përreth në një distancë fare të shkurtër, ndërkohë rrezja jonë e mendimit në të njëjtën kohë tenton të zmadhohet të përfshijë fenomene dhe koncepte ekzistenciale të vetë jetës.

Dorina Hoxha, publiciste

Dorina Hoxha, publiciste

Për shembull, kur je i ulur në një kopsht me lule e trëndafila, fillon të meditosh çuditshëm: “Sikur unë të isha një bimë pa zë, që kryen fotosintezën dhe dikush të këput pa të pyetur!”. Pastaj i rikthehesh mendimit tënd si ‘bimë’ dhe kritikon vetveten: “Ç’janë këto mendime abstrakte”, këmbëngul. Mendja thotë: “Ty të shqetësojnë takimet në punë, brenda së nesërmes duhet të dorëzosh listat e fëmijëve të evidentuar në situatë rruge. Përqark sheh dhe thua: “Sikur dikush të më dhuronte një trëndafil!” Ja, ashtu në meditim dëshiror, sërish kritikon.

– Po kështu është kur dikush nuk ka para, pastaj më vjen ndërmend romani i Elsa Triolet “Trëndafil me kredi” dhe pëshpëris: – As një trëndafil me kredi të paktën?! Qetësi përqark. Një breshkë e vogël dallohet nën hijen e lules së borës. Po pushon, ndërkohë dëshpërimisht, për një trëndafil të padhuruar qoftë edhe me kredi. Ngre sytë nga qielli dhe mendoj për distancën e largët ndërmjet trëndafilave në kopsht, lutjes sime dhe eterit. Jashtë dritares ovale të një avioni krijohet një vakum, ku pezull mbi të gjitha qëndron lutja. Të lutesh, do të thotë që rrezen tënde të mendimit ta shtrish në univers dhe ndërkohë që e kryen atë të presësh një përgjigje. Ka pritje që nuk përfundojnë, po aq sa ka lutje që pushojnë së ekzistuari ende pa i shigjetuar. Të mos rreshtësh së luturi ky është udhëzimi i parimeve fetar, nëpërmjet lutjes një pjesë e parealizimeve tona shfaqet natyralisht, e na lejon të shpresojmë në ngjitjen hyjnore të saj. Një shikim që zmadhohet të shoh në eter veten e parealizuar, që lundron në eter e prej një distance mendimi kilometrik të dalloj tejdukshmërinë e qëllimit të saj. Përreth breshka nën hijen e luleborës kishte përshkruar disa metra tutje, muzgu gati në rënie e kish frikësuar keq, kisha vendosur ta këpusja trëndafilin pa një qëllim, për t’i bërë njerëzit e lumtur nuk mjafton një qëllim i madh në vetvete, por një qëllim i vogël, me një diapason të madh të vetes për t’i parë dhe për t’i dashur ata ashtu siç janë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com