Pika referimi

February 5, 2018 | 9:43

Nga Dorina Hoxha: Skënderbeu modern në syrin e italianëve

E kush nuk e njeh heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kemi lexuar e jemi njohur me këtë figurë qysh në fëmijërinë e hershme, apo mjafton një shëtitje në qendrën e Tiranës për të evidentuar figurën e rëndësishme të historisë shqiptare?!

Dorina Hoxha, publiciste

Dorina Hoxha, publiciste

Për heroin kombëtar flasin jo vetëm shqiptarët, por studiues, shkrimtarë dhe artistë  të huaj.

Viti 2018 shënon përvjetorin e 550 të ndarjes nga jeta të Skënderbeut.  Italianët e kanë njohur heroin tonë kombëtar shekuj më parë. Një dëshmi e tillë vjen nga arti italian, nga opera e Vivaldit “Scanderbeg”. 

Në kinematografi njihen pak filma dedikuar heroit tonë kombëtar.

Pas 65 vjetësh nga produksioni rus që ka realizuar një film kushtuar Skënderbeut, Kinematografia Italiane do të na risjellë një version të ri filmi, kushtuar figurës së strategut shqiptar të kohërave, Skënderbeut.

rimi

Filmi titullohet “KASTRIOTA”. Rolin e rëndësishëm të këtij personazhi, regjisori italian Steven Renso ia ka besuar aktorit të mirënjohur shqiptarë Rimi Beqiri. Filmi është i metrazhit të shkurtër dhe është xhiruar në një nga malet e ‘Dossena”-s, pjesë e provincës së Bergamos.

rimi-2Filmi “KASTRIOTA” është një version modern, i cili flet për një pasazh të rëndësishëm të jetës së heroit tonë kombëtar, moment kur ai zbulon prejardhjen e tij, dhe kriza e identitetit që e përshin për të marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e tij për të vazhduar në perandorinë osmane apo për t’u kthyer në vendin e tij.

Ky moment i jetës së Skënderbeut është marrë jo më kot nga regjisori, sepse është një ndër fazat tranzitore të rëndësishme të identitetit të tij në krizë, vendimi i të cilit do të shënonte kthesën e historisë shqiptare njëherë e mirë dhe të hidhte themelet e një shteti të qëndrueshëm, që sot ta gëzojmë Shqipërinë e ta kërkojmë lirinë së pari brenda nesh.

rimi-3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top