Në fokus

January 10, 2018 | 10:53

Për një grua nuk ka qenë kurrë e thjeshtë!

“Të lindësh fëmijë është e frikshme, mos i dëgjoni ata që thonë se gratë janë mësuar tashmë. Për asnjë grua nuk ka qënë kurrë e thjeshtë”.
 1
Laura Mazza, një bloggere me 3 fëmijë, në një post viral tregon se sa e vështirë është të sjellësh në jetë një fëmijë dhe këshillon: “ Besoni në vetvete”
Laura e di mirë që 1 grua në 5, në pritje të lindjes është e frikësuar nga e ashtuquajtura tokofobia, që do të thotë frikë nga lindja.
 
“Është normale të kesh frikë” nënvizon Laura në mesazhin e saj. “Është normale të shqetësohesh për veten dhe për fëmijën tënd. Qenia njerëzore është e vetmja specie që dyshon tek kapaciteti për të dhënë një jetë të re”.
 
Ajo ka provuar një ndjenjë shqetësimi në momentin e lindjes së parë, para disa vitesh. “Herën e parë isha e prekur. Kam dëgjuar me mijëra gra që më thonin: ‘Gratë gjithmonë kanë lindur fëmijë!’ Kam menduar se isha e vetmja që ishte e terrorizuar, por gabohesha: për asnjë femër nuk është e thjeshtë”.
 
Atëherë Laura ka dashur të këshillojë nënat e ardhshme, që të kenë besim në vetvete dhe që ta jetojnë lindjen si të duan, sepse nuk ka një mënyrë korrekte për të sjellë në botë një fëmijë: “Nëse do të hysh në sallën e lindjes me një program prej 5 faqesh se si do të lindësh më mirë, mund ta bësh. Nëse do anestezi, kërkoje. Nëse do të ndiesh çdo dhimbje, bëje. Apo nëse do ta bësh me operacion, sepse ke frikë mos mbetesh e traumatizuar, mund ta bësh. Ti ke të drejtë të plotë të vendosësh se si do ta lindësh fëmijën tënd…
 
Vetë Laura, ka rënë viktimë e paragjykimeve të personave që takonte: “Ajo që është e gabuar është kur një nënë paragjykohet padrejtësisht. Injoroni gjykimet e njerëzve. Injoro ato që flasin në mënyrë negative për gjëra që nuk i njohin, dhe që të përkasin vetëm ty dhe fëmijës tënd. Mënyra se si do ta lindësh fëmijën tënd, influencon në dashurinë që do t’i japësh. Të lindësh është normale ashtu si të kesh edhe frikë”.
 
Postimi i Laurës është komentuar nga qindra përdorues. Një grua shkruan: “Faleminderit Laura, je një engjëll! Në momentin që fillova të lexoj blog-un tënd, të gjithë frikësimet e mia u mbytën, kam kuptuar që askush nuk është perfekt”. Edhe nënat në fakt kanë të drejtë të gabojnë dhe të kenë frikë.
To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com