Posta

February 26, 2018 | 8:00

POSTA nga Denata Toçe / Çfarë të bëj, i dashuri nuk po më kontakton më?

ex-back

Përshëndetje. Unë e dua shumë një djalë. Deri para 9 muajsh çdo gjë ishte në rregullt. Më donte dhe e doja, por tani ai duket se ka ndryshuar. Më merr më pak në telefon, më shkruan më pak. Nuk di, por më është bërë një situatë shumë e vështirë, mërzitem dhe qaj. Nuk mundem të bëj asgjë. Veç tek ai e kam mendjen.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur lexuese, në një marrëdhënie dashurie, rregullat janë të variueshme, por një rregull është i njëjtë për të gjithë: “duhen dy për të qenë një marrëdhënie!” Me këtë nuk mund të përjashtohet mundësia që i dashuruar të përfundojë vetëm njëri prej partnerëve. Nuk është e thënë që intensiteti, pëlqimi, pasioni, tërheqja, rregullat e lidhjes që prej fillimit, të kenë qenë të njëjta për të dy palët. Duket sikur pritshmëritë tuaja janë që personi në fjalë të jetë si më parë me ju dhe t’ju dojë po aq sa e doni edhe ju.

Nëse veprimet e tij ju tregojnë se interesi i tij për ju nuk përputhet me tuajin, atëherë do të duhet të largoheni nga një marrëdhënie e pamundur. Edhe pse mund të vuani, gjë që tashmë është duke ndodhur, edhe në kushtet në të cilat ndodheni, të paktën nuk do të lëndoheni, nëse investoni akoma më shumë për një marrëdhënie, e cila nuk ka qëllime të përbashkëta.

Përpara se të merrni një vendim, komunikojani mendimin dhe ndjesitë tuaja, sikundër i shprehni në këtë letër, edhe partnerit. Është e rëndësishme që çdo vendim të kalojë nëpërmjet komunikimit.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com