Këshilla & Arsye

December 25, 2017 | 9:05

Rrezik infarkti kush përdor këto 26 ilaçe?

Voltaren, Moment, Buscofen, rrezik infarkti. Një bashkim që kurrë nuk do të kishim dashur ta dëgjojmë. Edhe pse janë ilaçet më të famshme përdoren për të trajtuar çdo lloj dhimbjeje, nga dhimbja e kokës tek ajo e mesit, këto barna farmaceutike rrisin rrezikun e atakut kardiak në zemër deri në 55% të rasteve dhe më shumë.

uninotStudimi i ndërmarrë nga kërkuesit e universitetit të Notingamit u shpërnda nga gazeta e famshme britanike “The Guardian” e cila zbuloi një përqindje të madhe të rrezikut të infarktit në subjektet që marrin barna farmaceutike, të cilat kanë si përbërës aktiv ibuprofen dhe diclofenac, respektivisht të përfshira në Moment, Voltaren dhe në Buscofen.

Studiuesit kanë vënë nën akuzë të gjithë familjen e ilaçeve të bazuara në ibuprofen, përbërës aktiv me analgjezik, anti-inflamator dhe antipiretik, i përfshirë në Moment, dhe familjet e farmaceutikëve të tilla si Voltaren, të cilat përmbajnë diclofenac, një barnë anti-inflamatore jo steroide.

Studimi në fjalë, i kryer nga Universiteti i Notingamit dhe i botuar në “Journal British Medical Journal”, ka theksuar kërkuesit Julia Hippisley-Cox dhe Carol Coupland të cilët vëzhguan 9,218 pacientë, të cilët kishin pësuar infarktin e parë, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm rreziku të tilla si mosha, sëmundjet kardiovaskulare dhe pirjen e duhanit.

Gjatë studimit u zbulua se rreziku i një ataku në zemër ishte më i madh tek ata që kishin përdorur ilaçet në fjalë, në tre muajt para pësimit të infarktit. Rezultatet evidentuan që përftimi i ibuprofenit shton me 24% rrezikun për infarkt, dhe akoma më shumë me 55% të rasteve për kë ka të përfshirë në përmbajtje dhe diclofenac. Këto shifra të zbardhura nga kërkuesit, të cilët nënvizojnë se “rreth 1 person mbi  65 vjeç në 1000 do të pësojë infarkt pikërisht nga përdorimi i ibuprofenit (një shifër alarmante që mendohet se për konsumatorët e mësuar, të cilët janë me miliona në botë”, duke sjellë efekte negative edhe për të tërhequr vëmendjen në nevojën e një hetimi më të thellë mbi efektet serioze që kjo lloj droge mund të ketë në zemër, studiuesit në Universitetin e Bernës besojnë se këto rezultate mund të shpjegohen edhe nga faktorë të tjerë.

Ja lista e barnave që përmbajnë përbërës aktivë nën akuzë:

Subitene

Momentdoll

Arfen

Brufen

Antalfort

Spidifen

Sinifev

Nurofen febbre e dolore bambini

Antalfebal bambini

Actavis

Ginenorm

Cibalgina due fast

Momentact

Moment

Algofen

Antalgil

Calmine

Buscofen

Vicks flu-action

Nurofast

Fenadol

Dealgic

Deflamat

Voltfast

Algosenac

Ribex flu

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.imigliori.org/rischio-infarto-per-chi-usa-farmaci-presenti-questa-lista-qui-sono-26/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top