FB

March 26, 2021 | 8:48

Si ta largojmë stresin? Rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri

 

 

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal deri në atë shkallë, sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të ulni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij.

Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.

 

dr-ilia-larti

Përgatiti: Prof.Assoc.Doc.Dr.Ilia S. LARTI

 

  1. Stresi dhe sindromat e tij

Është bere mese e zakonshme qe dëgjojmë njerëz të cilët kjo thënie dashje pa dashje e bën personin të ndihet i stresuar. Po t’i referohemi sindromave të stresit ai ka tre stade: Alarmin, Rezistencën dhe fazën e tretë Rraskapitjen, pra duke kaluar stresi nëpër këto stade bëhet shkak për prishjen e ekuilibrit të jetës së njerëzve.

Por si ta shmangim atë me qëllim që jeta jonë të shkojë sa më mirë?

Duhet të kuptojmë mirë se stresin çdo njeri e ka prezent nga do… pra çdo njeri gjatë veprimtarisë ditore në punë e kudo është në “Alarme”, sepse çdo gjë nuk shkon si në “vaj”. Pas fazës së parë vjen e dyta “Rezistenca”. Kjo fazë është shumë e rëndësishme. Ai person i cili ka një kulturë dhe përvojë qoftë dhe minimale… gjen forma dhe mënyra që atë ta synojë në kufijtë e të mbajturit të gjendjes psiko-fizike të pranueshme, pra duke punuar, mësuar, krijuar, studiuar dhe marrje vendimesh gati normalisht… pse jo dhe normalisht. Ndërsa ai njeri, i cili nuk arrin të mposhti me anën rezistencës, bie në rraskapitje. Në këtë fazë duhet ndërhyrja e psikologëve si të këshillimit të atyre klinike dhe po kalojnë më shumë se gjysmën e kësaj faze duhet me patjetër ndërhyrja e psikiatrit.

Gjithsesi, nëse ndjekim disa taktika të thjeshta mund të dalim nga gjendja stresuese. Unë në këtë aspekt i bëj apel çdo qytetari që të mos e nënvleftësojë rënien në stres, sepse ka mjaft pasoja të rënda në vazhdimësinë e jetës së tij. Ndaj ju këshilloj të ndiqni me kujdes hapat që rekomandojnë psikologët për të dalë sa më shpejt nga gjendja ku mund të keni rënë.

E rëndësishme në këtë aspekt është që, gjithsecili të ndjekë këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet e ndryshme psikike dhe shëndetësore. Kështu zbulimet më të fundit dhe këshillat e hartuara vazhdimisht jo vetëm nga mjekësia (psikiatrit), por edhe nga psikologët, të ofrojnë një guitë të dobishme për një jetë të shëndetshme.  

Kështu për të pasur një jetë të gjatë e pa probleme mos flini me orar të zgjatur, shmangni stresin dhe mërzitjen, lini duhanin, bëni çdo vit analiza të përgjithshme. Si të mos prekeni nga stresi dhe mërzia, si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para.

0 

2.Çfarë i ndodh njeriut nëpërmjet përjetimit të këtij stresi të fuqishëm?

Hormonet e stresit si kortizoli dhe vasopresin dhe arginini implikohen në disa gjendje të pashëndetshme, duke nisur nga artriti, shtimi në peshë, pagjumësia, sëmundjet e zemrës, depresioni, ankthi, mërzia dhe demencia. Secili person që ndien se po stresohet thjesht duke menduar për çka po përjetojnë njerëzit në këtë situatë epidemike të pazakontë duhet të merret me diçka që të shmangë gjendjen stresuese, sipas kushteve, gjendjes dhe angazhimit.

Çdo sëmundje ka karakteristikat e saj të veçanta, mes të cilave edhe mënyrat se si të luftohen. Natyrshëm lind edhe pyetja, se si duhet të veprojmë për të mbajtur, menaxhuar stresin sa më mirë për të mos ndikuar negativisht në sëmundjet e zemrës, astmës, presionin e gjakut, stomakut, sëmundjeve të trurit, efektet dëmshme për kujtesën, plakjes së parakohshme e shumë, e shumë të tjera si këto.

Ndaj çdo person sipas rasteve, mjafton të ndjekë këshillat e ekspertëve dhe përherë dhe udhëzimet për hedhjen e hapave të duhura, sipas një strategjie të caktuar, për të pasur një ditë të qetë, pa shqetësime dhe një jetë sa më të shëndetshme.

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë.

Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.

Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është një kërcenim serioz për jetën, për humbjen e fëmijës apo të bashkëshortit, apo dhe për shkatërrimin e një marrëdhënieje të rëndësishme. Trauma mund të përjetohet pas një aksidenti në grupe njerëzish, pas luftërash a fatkeqësish natyrore etj. Edhe ngjarje të përditshme mund të bëhen burim stresi, si për shembull një zënkë në rrugë, shkollë apo familje.

 

3.Po përcjellim disa mënyra që mund të ndihmojnë këdo që të largojë stresin

Sot edhe pse ka zhvillime mjaft pozitive ekonomiko-shoqërore dhe shkencore ne përmirësimin e cilësisë se jetës se njeriut, këto shoqërohen dhe me ngarkesa të mëdha psikofizike, si: lodhje dhe stërlodhje, pakënaqësi, mërzitje e deri stres e tej. Ne këtë kontekst marrim gjendjen aktuale të përhapjes së epidemisë së “Koronaviruesit”, gati në të gjithë globin, ka me mijëra njerëz që kanë ndërruar jetë, me mijëra vuajnë në kthetrat e këtij virusi misterioz e i papërmbajtshëm dhe me mijëra njerëz të fushave dhe profesioneve të ndryshme që janë në vijën e parë të luftës me këtë virus gjithnjë e më shumë po rrezikojnë jetën, si gjithë stafi mjekësor, shërbimet policore, forcat e armatosura, shërbimet sociale, pra rrezikimi i jetës për t’u shërbyer të tjerëve i ka futur në një gjendje stresi përtej rezistencës.

Ndrysho gjendjen tënde mendore!

“Çelësi për ta kontrolluar stresin nuk është ta heqësh atë nga jeta, por të mësosh të jetosh me të dhe t’i bësh sfidë me optimizëm, vullnet dhe shpresë. Ndërsa njerëzit në punë me shumë stres dhe pak liri duken të jenë të rrezikuar, ata në pozicione me shumë stres, por me një shkallë të lartë autonomie janë 34 për qind më pak të rrezikuar sesa ata në role me pak stres, edhe pse këtu mund të kenë ndikim të ardhurat e larta dhe mundësia për të pushuar….” thotë autori kryesor i studimit Erik Gonzalez-Mulé.

Studime të tjera kanë gjetur që ata që janë të prirur ta shohin stresin nën një dritë pozitive, e ndiejnë më pak atë! Herës tjetër që do ndiesh trysni, kujtoje veten që stresi jo vetëm mund të motivojë dhe të japë energji, por mund të ndihmojë të jetosh gjithashtu më gjatë.

Je i pashpresë përballë asaj që të streson? Mund të ndërmarrësh hapa për të kontrolluar efektet e tij në shëndetin tënd. Shumë humbje jete të parakohshme nga stresi mendohet që kanë të bëjnë me sjelljet e pashëndetshme që nxiten nga ai si duhani, alkooli, ngrënia e tepërt… dhe jo drejtpërdrejt nga vetë stresi.

Qesh gjatë kohës që je i stresuar

Akti fizik i të qeshurit mund të ndikojë drejtpërdrejt humorin, ashtu si dhe përgjigjen e trupit ndaj stresit. Kërkimi ka gjetur që njerëzit e drejtuar kah të qeshurit gjatë detyrave stresuese, e marrin veten më shpejt.

E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë mundësisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm.

E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoni. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

4.Humori ju shëron shpejt

Humori mund të shërojë shpejt dhe pa dhimbje. Inteligjenca emocionale mund të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë të ecësh përpara në jetë. Duhet të kesh largpamësinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në mënyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miqësia. Inteligjenca emocionale e sidomos aftësia për të njohur vetveten e kombinuar me vetëkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm. Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerëz që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetës së përditshme. Duhet t’u themi këtyre njerëzve që stresi është një shërbëtor i mirë por një mjeshtër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet ta përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lëndojë. Rrallë ndodh që njerëzit të kenë sukses në raport me diçka nëse nuk kanë dëshirën për të dalë të suksesshëm. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.

3

Vendose në listën e gjërave për të bërë

Të programosh 30 minuta “kohë shqetësimesh| në ditën tënde mund të ndihmojë të menaxhosh stresin më me efektivitet, sipas studiuesve. Përfitimi? Të lejohet të shqetësohesh vetëm brenda kohës prej 30 minutash!

Pi çaj: Ata që pinë rregullisht çaj përjetojnë më pak stres dhe çlirojnë më pak kortizol si përgjigje ndaj detyrave stresuese. Shkencëtarët besojnë që aminoacidet që ndodhen në çajin jeshil dhe të zi mund të kenë efekt qetësues.

Përtyp çamçakëz: Përtypja e çamçakëzit 5 minuta dy herë në ditë, uli nivelet e ankthit të një grupi infermieresh të stresuara. Gjithashtu ato patën një rritje energjie.

Shiko hijeshinë e pemëve: Efektet qetësuese të natyrës janë të provuara mirë. Shih nga dritarja. Sa më shumë pemë të shohësh, aq më shpejt do të marrësh veten nga detyrat stresuese. Nëse pamja nga jotja, është më shumë xhungël betoni sesa oaz natyror, mos u mërzit, një bimë tavoline mund të ketë efekte të ngjashme. Do të bënte mirë gjithashtu të shkoje pranë detit, kërkuesit besojnë që ‘hapësirat blu’, vendet pranë sipërfaqeve të hapura ujore, mund të kenë ndikim më të madh në nivelet e stresit sesa hapësirat e blerta.

Fokusimi i të gjithë vëmendjes tuaj në objektin që ju po vëzhgoni, do te thotë se kur mëndja juaj është e zënë me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vend për mendime negative.

Merr një kafshë shtëpiake: Procesi i mbajtjes së një qeni ose maceje është provuar që ul tensionin e gjakut dhe ka efekte gati të menjëhershme. Kërkimi ka gjetur gjithashtu që njerëzit veprojnë më mirë në situata stresuese kur kafsha e tyre është pranë.

Bëj një masazh: Kërkuesit besojnë që masazhi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në hormonet që kanë të bëjnë me stresin. Një masazh i përjavshëm suedez ul nivelet e kortizolit dhe vasopresinit arginin që qarkullojnë në gjakun tonë, shoqëruar me efekte negative, që nga rritja në peshë te sëmundjet e zemrës, ndërsa rrit nivelet tona të oksitocinës, që ndikon shëndetin mendor dhe fizik.

Dremit pak: Mungesa e gjumit mund të rezultojë në stres për mendjen dhe trupin, duke rritur nivelet e kortizolit me 250%. Megjithatë, një dremitje 30 minutëshe mund të zbehë këtë efekt.

Medito: Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor në spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni te fjalët. Meditimi i përditshëm ul prodhimin e kortizolit  mesatarisht me 20%. Përqendrimi dhe vetëdija mund të jenë çelësi- truri i njerëzve fleksibël tregon që ata i kushtojnë më shumë rëndësi çfarë ndodh në trupin e tyre në periudha stresi sesa atyre që kanë më pak aftësi rikuperimi.

Bëj ushtrime për të ruajtur peshën normale: Të ushtruarit rregullisht ul nivelin e kortizolit të çliruar në gjendje stresante. Shkencëtarët besojnë që stresi fizik i ushtrimeve lejon trupin të ‘praktikohet’ në menaxhimin e stresit. Yoga mund të jetë zgjedhja më efektive nga të gjitha, sepse kombinon përfitimet e meditimit me aktivitetin fizik. Ata që praktikohen rregullisht kanë një rënie në nivelet e kortizolit dhe thonë që përjetojnë më pak stres kur kalojnë situata stresuese.

Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas ekspertëve, nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh, por të mundohesh të mos shëndoshesh.

Jetë aktive nëpërmjet fitnesit ul së tepërmi stresin. Sapo të çoheni në mëngjes, një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore iu mbajnë në peshë, por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme, ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

Bëhu kreativ: Ti mund të vjelësh disa nga përfitimet që kanë të bëjnë me meditimin dhe ushtrimet duke marrë pjesë në një aktivitet kreativ, të luash në një instrument, të këndosh, të interpretosh apo edhe të ngjyrosësh. Përfshirja në një aktivitet sportiv ose artistik është parë gjithmonë me ndikim në përmirësimin e imunitetit, konjitivitetit dhe shëndetit dhe ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Ekspertët mendojnë që këto përfitime vijnë nga futja në gjendjen e ‘rrjedhës’, një gjendje përqendrimi energjizues.

Bëj blerje: Po, mund të jetë rasti për një terapi dyqanesh! Shopping-u është vërtetuar shkencërisht që rrit humorin e rënë dhe kërkuesit spekulojnë që akti i marrjes së vendimit mund të jetë një mënyrë për të “rikuperuar kontrollin personal ndaj mjedisit që të rrethon”.

Shko në koncert: Muzika mund të moderojë shpërthimet e kortisolit, por nuk është e nevojshme të mbash ndezur tërë kohës, radion. Të shkosh në një natë live është zbuluar që ul nivelet e kortizolit, kështu që shkundu.

Shiko TV: Të shohësh spektakle humori mund të ndihmojë kundër ndikimeve negative të stresit. E qeshura zgjeron enët e gjakut, që ndikon në uljen e presionit të gjakut.

Bli bizhuteri: Veçanërisht një varëse aromaterapeutike. Pjesëmarrësit në kërkim që mbanin një varëse të mbushur me vaj esencial qitroje dhe portokalli raportuan më pak stres dhe patën rënie të tensionit dhe niveleve të hormoneve të stresit.

Provo RPM: RPM, ose Relaksimi Progresiv i Muskujve, është zbuluar që ka aq ndikim sa meditimi për shkarkimin e stresit. Puno nga koka te gishtat e këmbës, ose nga gishtat te koka, thjesht duke tendosur dhe pastaj duke  lëshuar muskujt, një nga një çdo zonë të trupit.  Mbaji muskujt të shtrënguar deri në 5, pastaj lëshoji për 30 sekonda.

Fal dhe harro: Falja ul ndikimet negative të një jete stresante në shëndetin mendor. Lëre të ikë inatin dhe ti do jesh i pari që do vjelësh përfitimet.

Ndihmo të tjerët: T’i përgjigjesh dikujt, të ndihmosh dikë me detyrat apo thjesht të mbash derën hapur…shkenca thotë që në sa më shumë ‘sjellje ndihmuese’ të angazhohesh gjatë ditës, aq më pak ndikim do kenë te ty përvojat stresuese.

Përdor rrjetet e medieve sociale: Një detoks digjital mund të jetë antiproduktiv. Të përdorësh rrjetet e medieve sociale si Facebook dhe Tëitter disa herë në ditë, duke dërguar dhe marrë shumë mesazhe dhe ndarë imazhe  mund të ulë nivelet e stresit me një të pestën nëse je femër. Por, meshkujt nuk kanë të njëjtat benefite…

4

4. Mund të provoni disa metoda antistresuese

Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

Stresi është i pashmangshëm në jetën tonë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.

 

Ja disa prej tyre

Aktiviteti fizik ju qetëson. Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm

Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë.

– Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres

– Mbaj afër miq të mirë

– Ndrysho mënyrën e të menduarit

– Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres

– Kërkoni këshillat e një profesionisti

– Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar

– Dëgjo muzikë të qetë

– Realizo shëtitje të qeta

– Mos pini alkool dhe duhan

 

5. Strategjitë për të përballuar stresin.

Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes. Duhet te dallohen ato sjellje të cilat ndikojnë në shfaqjen e stresit dhe pastaj duhen gjetur mënyrat për ta reduktuar atë.

Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.

Mbaj afër miq të mirë. Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.

Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin. Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar, ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti.

Kundërpërgjigjuni stresit mes shfaqjen e shenjave te para. Studimet e bëra nga studiuesit amerikanë në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit, janë rreth tri herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.

Mos flini me orar të zgjatur. Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Por edhe vonesat e natës, partet nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se, më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

Bëni jetë të kënaqshme seksuale. Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse, të gjithë e dimë se, seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu referuar studimeve sa te lashta dhe bashkëkohore, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, pra te një situate mjafte të këndshme e cila i shton jetës  se njeriut  kënaqësi të  këndshme seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi dhe ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur. Të  gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës partneret. Këto studime u publikuan në prill 2004 në një gazetë amerikane dhe treguan se “frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës te meshkujt”.

Niveli i stresit varet nga stina. Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojnë aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazëm në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zëvendësojnë njëra-tjetrën në pranverë. Studiuesit thonë që një udhëtim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshëm. Nëse të duhet të realizosh një takim në dimër, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngrejë moralin e pjesëmarrësve, por do të rrisë edhe efektshmërinë e tyre gjithashtu. Sindroma e prekshmërisë stinore (SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizëm dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llambe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është. Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpërmendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.

Konsumoni antioksidantët. Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksidues. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit.

 

Si përfundim mund të themi se e rëndësishme për secilin person të stresuar është që të: “Menaxhojë” stresin e tij.

Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër”, shprehet Dr.David Fein.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top