Studim

November 8, 2018 | 12:54

Studim / Marrëdhëniet e mira me fqinjët ulin rrezikun e sulmit në zemër

Të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët nuk është vetëm çështje e kulturës, por edhe e shëndetit. Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë zbulon se marrëdhëniet e mira me fqinjët mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.

Studimi përfshiu 5.000 të rritur me një moshë mesatare prej 70 vjeç. Shkencëtarët studiuan shëndetin e tyre gjatë një periudhe prej 4 vjetësh. Ata plotësuan një pyetësor që përmbante pyetje të llojeve të ndryshme. Gjatë periudhës së studimit, 148 prej tyre përjetuan sulme në zemër. Këta persona theksuan se nuk kishin marrëdhënie të mira me fqinjët dhe se në përgjithësi nuk ishin shumë të shoqërueshëm.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në ‘Journal of Epidemiology and Community Health’, theksojnë se ende nuk janë të sigurt se si saktësisht ndikojnë marrëdhëniet e fqinjësisë në shëndet, por edhe se rezultatet nuk i kishin befasuar.

Tashmë është dëshmuar se njeriu është një qenie sociale dhe si i tillë funksionon më së miri në shoqëri, ndërkohë që marrëdhëniet e mira me fqinjët kanë nivel më të lartë të socializimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për të moshuarit të cilët shpesh e lënë pas dore jetën e tyre sociale.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se studimi duhet të vazhdojë që të arrijnë deri në konkluzione dhe prova konkrete, dhe deri atëherë këshillojnë që me fqinjët të përpiqeni të keni marrëdhënie miqësore.

 

Burimi / telegrafi.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com