Në fokus

July 10, 2018 | 9:56

Studim/ Sa më gjatë të qëndrojmë me nënën, aq më shumë i zgjatet asaj jeta

Sa kohë keni që nuk e keni parë nënën tuaj? Nëse përgjigjja është “jo tani afër” atëherë është momenti për t’u afruar me të. Një studim ka treguar se sa më shumë kohë që kalojmë me nënat tona aq më gjatë do të jetojnë.

Studimi jep rezultate të habitshme

Në studim u shqyrtuan 1600 njerëz të moshës mbi 70 vjeçare, nga i cili u arrit në përfundimin se vetmia e prindërve tanë mund të çojë në probleme të caktuara shëndetësore: para së gjithash depresion, sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, madje edhe vdekjen e parakohshme.

Një faktor që ka nxitur shkencëtarët është pikërisht korrelacioni midis kohës së kaluar në vetmi dhe fillimit të këtyre sëmundjeve; një pjesë shumë e madhe e njerëzve që nuk i kanë parë fëmijët e tyre për të paktën 6 vjet vdiqën vetëm pak kohë më vonë. E gjithë kjo mund të duket pothuajse absurde, por përfundimisht nëse përpiqemi të vëmë veten tonë në vend të nënës, mund ta kuptojmë se ajo që thuhet nuk është ekzagjerim, por e vërteta e pastër. Vetmia rrit rrezikun e fillimit të deficiteve njohëse siç është demenca.

Rëndësia e socializmit

Në një hulumtim tjetër të botuar nga një profesor i njohur i sociologjisë është arritur të kuptohet rëndësia themelore e ndërveprimeve shoqërore për shëndetin tonë psikofizik. Para së gjithash mjafton të mendosh se njerëzimi ka evoluar falë progresit që del nga bashkëpunimi mes disa njerëzve; me fjalë të tjera, qenia njerëzore nuk mund të jetojë vetëm, sepse nuk do të gjejë kuptimin e ekzistencës së saj; ajo merr rëndësi vetëm në raport me njerëzit e tjerë (si një familje e madhe ku secili ndihmon njëri-tjetrin).

Çfarë presim? Ne duhet të veprojmë tani

Është mirë të marrësh telefonin dhe t’i thuash menjëherë prindërve se do të shkoni shumë shpejt. Duhet të kihet parasysh se dreka e së dielës në familje është thelbësore: midis bisedash dhe batutave këtu e atje (ndërsa tregojnë histori qesharake) të bën të kuptosh rëndësinë e momenteve të mira të shpenzuara nën shoqërinë e familjes. Edhe kalimi i kohës me prindërit na ndihmon shumë, sepse mençuria e tyre mund të jetë e dobishme për të bërë zgjedhjet e duhura në jetën e përditshme.

Është mirë të dimë se gjyshërit janë babysitters të shkëlqyeshëm për fëmijët tanë dhe gjithashtu kjo redukton në masë të madhe gjasat që prindërit tanë të vuajnë nga sëmundje si Alzheimer apo demenca.

Me pak fjalë, gjëja e rëndësishme në gjithë këtë gjë është se ne të gjithë duhet të jemi pranë njerëzve të dashur, pasi të qenit pranë familjes sjell përfitime nga të gjitha anët. Momentet e bukura të kaluara së bashku janë unike dhe të papërsëritshme, por ajo që duhet theksuar është që këto momente ti vëmë re atëherë kur duhet, jo kur të jetë tepër vonë.

 

Përgatiti: Brikela Daci| Burimi / curiosandosimpara.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com