FB

September 28, 2021 | 9:10

Arsyet pse çiftet e martuara shfaqin të njëjtat probleme shëndetësore…

Çiftet që qëndrojnë bashkë, sëmuren bashkë! Ky është përfundimi në të cilin doli një studim i kryer së fundmi, raporton “The Sun”.

shendet

Partnerët shfaqin të njëjtat probleme shëndetësore, saqë edhe trajtimin mund ta marrin njëkohësisht. Diabeti, problemet me zemrën, kolesteroli në nivele të larta dhe presioni i lartë i gjakut, ishin të lidhura ngushtë me ato të partnerit të tyre.

Çiftet që pinin cigare apo alkool, kishin të njëjtën masë beli dhe të njëjtën peshë. Ekspertët thanë se 34 mijë çiftet që u vëzhguan, shfaqën të njëjtin problem me zemrën dhe gjithashtu, ata kishin marrë të njëjtin mjekim apo kujdes shëndetësor. Studimi zbuloi edhe se dikush kishte 37 për qind gjasa që të ishte obez nëse partneri i tyre ishte mbipeshë po ashtu.

Rreziku i presionit të lartë të gjakut tek burrat ishte deri në 45 për qind më i lartë nëse gruaja e tyre kishte këtë problem, dhe gratë kishin deri në 59 për qind më shumë të ngjarë të shfaqnin diabet nëse bashkëshorti i tyre e kishte atë.

Dr. Naoki Nakaya tha: “Ndërhyrjet ose masat parandaluese mund të jenë më efektive nëse synohen tek të dy bashkëshortët dhe jo tek individët.”

Sipas saj, arsyeja pse ndodh kjo lidhet me faktin se të dy partnerët një stil të ngjashëm jetese. Çiftet kanë tendencë të hanë të njëjtat vakte dhe të stërviten njëlloj.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top