FB

July 24, 2021 | 8:08

Inteligjenca emocionale, si mund ta arrijmë për të ndryshuar pozitivisht botën tonë?

Përgatiti Blerina Hima Mërtiri, mësuese

 

A mundet që një person me Inteligjencë Emocionale të Lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohë që një me Inteligjencë Emocionale Mesatare të kapë majat e suksesit? A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo, për aq sa mund të mendojmë ne.

0

Bestselleri botëror i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë. Sot, shumë vite pas botimit të parë të kësaj vepre, termi “inteligjencë emocionale” është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm.

Daniel Goleman (gazetar dhe psikolog kalifornian i njohur ndërkombëtar), na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IE të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohë që një me IE mesatare të kapë majat e suksesit. Këta faktorë, në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpërmbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenit “i mençur”.

Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca mund të ushqehet nga përvojat e fëmijërisë, por edhe në moshë të pjekur. Shkenca moderne konkludon se individët e suksesshëm nuk janë ata të cilët i karakterizon koeficienti i lartë i rastësishëm i inteligjencës racionale. Realizimi i tërësishëm i personalitetit individual varet nga inteligjenca emocionale – aftësia për të  vlerësuar, për të krijuar marrëdhënie të mira, si dhe shkathtësi të emocionale, të cilat janë vendimtare për t’u bërë dikush me të vërtetë i suksesshëm.

Karakteristikat e njerëzve emocionalisht inteligjentë sipas Daniel Goleman janë:

1.Njerëzit me IE të lartë janë agjentë të ndryshimit dhe nuk kanë frikë nga ndryshimi. Ata e kuptojnë se janë pjesë e domosdoshme e jetës.

2.Janë të vetëdijshëm dhe e dinë se në çfarë janë të mirë dhe çfarë kanë ende për të mësuar, dobësitë nuk i lënë pas. Ata e dinë se cilat mjedise janë optimale për stilin e tyre të punës.

3.Shenjë dalluese e IE-së është empatia, aftësia për të krijuar raporte me të tjerët.

4.Nuk janë perfeksionistë, por kërkojnë të përmirësohen, edhe pse e dinë se përsosja është e pamundur.

5.Janë të ekuilibruar. Vetëdija e tyre do të thotë se ata, natyrisht e dinë rëndësinë dhe si të mbajnë një ekuilibër të shëndetshëm profesional-personal në jetën e tyre. Hanë mirë, flenë gjumë mjaftueshëm dhe zhvillojnë hobi jashtë punës.

6.Janë kuriozë. Nuk gjykojnë, por eksplorojnë mundësitë. Bëjnë pyetje dhe janë të hapur për zgjidhje të reja.

7.Kujdesen për emocionet. Njerëzit me IE të lartë nuk e shohin botën si “gotë gjysmë të zbrazët” siç bëjnë shumë njerëz. Ata ndjehen mirë për jetën e tyre dhe nuk lejojnë që kritikët apo njerëzit të ndikojnë emocionet e tyre.

“Duke i mësuar njerëzit të përshtaten me emocionet e tyre me inteligjencë dhe të zgjerojnë qarqet e tyre të kujdesit, ne mund të transformojmë organizimin, dhe të bëjmë një ndryshim pozitiv në botën tonë.”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top