Radiografi

December 4, 2020 | 8:30

Intermedica: Gjurmë në mjekësi, diagnostika moderne në funksion të jetëgjatësisë!

Çfarë ka rëndësi më shumë për jetën? Familja, jeta profesionale dhe karriera, miqësitë, pritshmëritë? Pa dyshim të gjitha janë pjesë të realizimit individual dhe shoqëror, nga ku jetojmë jetën, përmirësohemi në udhëtimin e palodhur të saj e lëmë gjurmët tona. Por përveç këtyre hallkave të rëndësishme, një dhe e vetmja, për nga rëndësia, duhet të jetë dhe të mbetet shëndeti. Shëndeti është treguesi pa të cilin nuk mund të bëjmë dhe as të udhëheqim hapa të sigurt. Është fillesa dhe drejtimi i duhur para çdo ambicieje, e vogël apo e madhe qoftë. Sepse JETA ka vlerë madhore, dhe shëndeti është ekuilibri dimensional që na drejton.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Gati 25 vite më parë, mjeku i njohur Vasil Llajo do të adresonte nevojat për shumë pacientë, që kishin mbetur në udhëkryqin e një sistemi shëndetësor publik plot kolapse. Vizioni i tij dhe përvoja profesionale kishin vulën e garancisë për të ndërmarrë një nismë jo fort të lehtë. Në dhjetor të vitit 1994, ai u bë nismëtari i një projekti ambicioz dhe të guximshëm: gjatë një vizite në Erlangen, Gjermani, në degën qendrore të Siemens AG, ku prodhohen pajisje mjekësore, ndër të cilat edhe skaneri, në sallën dedikuar klientëve nga gjithë bota, në një hartë të madhe në mur, vendet e pajisura me skaner ishin të ndriçuara, ndërsa Shqipëria qëndronte në errësirë. Pas instalimit të skanerit të parë në Shqipëri nga Dr. Vasil Llajo, në hartën e Siemensit u ndez një dritë e kuqe për Shqipërinë dhe ajo nuk ishte më një pikë e errët.

Instalimi i skanerit të parë ishte një sukses për mjekësinë shqiptare, sepse përdorimi i tij shënoi një ndryshim parësor në mjekësinë shqiptare, e cila kaloi nga diagnostikimi nëpërmjet simptomave klinike, në atë me imazheri. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, por edhe të plotësimit të kësaj qendre me diagnostikën laboratorike, u hodhën bazat për krijimin e një laboratori modern sipas standardeve evropiane.

Laboratori Intermedica u themelua në qershor të vitit 1996, falë dëshirës së fortë të Dr. Vasil Llajo për të sjellë një risi në panoramën mjekësore private. Intermedica është laboratori i parë privat si pionier i këtij aktiviteti dhe ka si objektiv kryesor ofrimin e praktikave më të avancuara ndërkombëtare në shërbim të pacientëve në Shqipëri.

Ndërsa sot, në bashkëpunim me specialistë të botës perëndimore, realizon jo vetëm diagnostikimet laboratorike të rutinës, por një sërë ekzaminimesh që përfshijnë biologjinë molekulare dhe gjenetikën dhe që janë të aftë të zbulojnë e parandalojnë shumë sëmundje. Kjo është Intermedica, e cila pasqyron transparencën e një pune voluminoze, avangarde në fushën e shëndetësisë. Doktor Llajo, ambicien e ka të qartë dhe nuk do të reshtë së ngulmuari për fjalën e fundit të shkencës në shëndetësi, të asaj që paralel me shtetet më të avancuara, të arrihet edhe në vendin tonë të vogël. Këto mundësi janë të prekshme pranë Intermedica, rrjeti i të cilës shtrihet me 11 filiale në Tiranë, një në Sarandë dhe një në Kosovë me mbi 120 profesionistë të specializuar, të trajnuar dhe formuar sipas standardeve më të fundit mjekësore, si dhe projekte ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për grupe të ndryshme shoqërore.

“Life needs care”. Jeta kërkon kujdes, dhe këtë e gjeni në Intermedica. Kjo është motoja mbi të cilën Intermedica u krijua rreth 25 vjet më parë dhe do vazhdojë të veprojë, duke siguruar gjithnjë qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe cilësinë, si edhe inovacionin në fushën e shëndetësisë. Ajo që e bën të veçantë laboratorin Intermedica dhe e vendos përpara laboratorëve të tjerë është metodika që përdor në punimin e analizave dhe implementimi i metodave më të reja laboratorike.

Themeluar në qershor 1996, Intermedica është rrjeti më i madh laboratorik në Shqipëri. Ky institucion shëndetësor jopublik operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe kryen një spektër të gjerë të analizave, duke filluar nga kimia klinike, hormonale, imunologjike, bakteriologjike, e deri te biologjia molekulare dhe gjenetika. Në vitin 1997, për herë të parë në Shqipëri u aplikuan ekzaminimet e citogjenetikës dhe nga viti 2000, në Intermedica u realizua për herë të parë në Shqipëri matja e ngarkesës virale të Hepatitit B dhe C, duke i dhënë një drejtim institucional spitalor terapisë së kësaj sëmundjeje me efekte sociale.

Mbi bazën e rezultateve të analizave laboratorike kryer në Intermedica, pedagogë të Universitetit Mjekësor të Tiranës, referuan në Kongresin Botëror të Hepatologjisë në Kanada. Laboratori përdor teknologjinë dhe metodat më të fundit. Në Intermedica janë instaluar pajisje dhe analistë të Roche dhe Sysmex, dy nga kompanitë më të njohura në fushën e ekzaminimeve laboratorike. Intermedica ka qenë e para qendër diagnostike që ka instaluar në Shqipëri Modular Cobas 6000, Cobas TaqMan 48 PCR, Cobas E411, Integra 400, Stago Compact, Sebia Capillary Electrophoresis, Cobas U411 and Sysmex XS-1000i dhe XN-550, VITEK 2 Compact dhe Sysmex UN – Urineanalysis series (UF 4000 / UC 3500) dhe EUROBlotOne. Këto pajisje monitorohen online 24 orë në 7 ditë të javës. Ndjekja e të gjitha proceseve laboratorike kryhet me sistemin barcode LIS-PSM, i instaluar për herë të parë në Shqipëri vetëm në laboratorin Intermedica. Ky sistem i cakton çdo pacienti një bar kod unik, të pandryshueshëm gjatë gjithë proceseve ekzaminuese.

Intermedica bashkëpunon me më shumë se 300 laboratorë në të gjithë Shqipërinë dhe ka gjithashtu një bashkëpunim ndërkombëtar me Struktura të rëndësishme Mjekësore në Shtetet e Bashkuara (Mayo Clinic), në Greqi (Bioiatriki, In-Vitro Labs, Intergenetics, Medicyn, Microanalysis, Neo Screen, etj.), në Qipro (NIPD Genetics), në Holandë (European Laboratory of Nutrients), në Gjermani (Bioscientia Helathcare Group), etj.

Procesi i dërgesës së mostrave jashtë vendit i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë, për të siguruar që ato të arrijnë në laboratorët përkatës në kushte optimale, duke mundësuar kështu precizion të lartë të rezultateve. Zbatimi i procedurave të cilësisë dhe kontrollit të brendshëm, dhe pjesëmarrja në programin e jashtëm ndërkombëtar të kontrollit të cilësisë, mundësoi certifikimin e laboratorit në Menaxhim me EN ISO 9001-2015 dhe certifikimin në Akreditim me EN ISO 15189-2012 nga Hellenic Accreditation System (E.S.Y.D.). Laboratori Intermedica është i pari në llojin e tij që ka arritur kushtet për akreditim.

Intermedica ka përfshirë në portofolin e saj ekzaminime të reja, të tilla si NIPT (Testi Prenatal jo-invaziv), New Born Screening – Testimi i të porsalindurit, Testimi i ADN-së dhe Alergologjia Molekulare. Në 2018, laboratori është zgjeruar më tej për të bërë diagnozën sa më gjithëpërfshirëse dhe tani ofron edhe diagnostikimin me ultratinguj përmes një platforme të gjeneratës së re, teknologjisë më të fundit në fushën e ekografisë me elastografi. Pajisja e instaluar në laborator përfshin shumë funksione për secilin specialitet.

Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit pacient për një kohë shumë të gjatë. Nga Nëntori 2019, Intermedica implementon gjithashtu sistemin DXA për të ofruar testimin e densitetit kockor dhe analizën e përbërjes së trupit, me mundësinë për të përfituar nga një gamë të gjerë të aplikacioneve klinike.

Laboratori Intermedica, kontributi që garanton cilësi

Teksa shfleton përvojën e saj të regjistruar në mijëra analiza të thjeshta e të ndërlikuara klinike, je i qartë se në Intermedica do të marrësh shërbimin më të përshtatshëm në ekzaminimin laboratorik njerëzor. Me një gamë prej rreth 3,000 testesh, Intermedica siguron gjerësinë dhe thellësinë e nevojshme për të ofruar informacione parashikuese mbi rrezikun dhe për të monitoruar regjimet terapeutike specifike për secilin pacient.

Laboratori është në një proces modernizimi të vazhdueshëm dhe ndjek nga afër zhvillimet ndërkombëtare në diagnostikën klinike. Teste dhe teknika të reja analitike përfshihen vazhdimisht në praktikën laboratorike, për të siguruar të njëjtin nivel të laboratorëve të huaj të referencës. Mjekët janë të specializuar në një sektor specifik dhe me përvojën e tyre shumëvjeçare, ata gjithashtu kanë kryer trajnime dhe mbikëqyrje të stafit të ri. Stafi pritës dhe infermieria, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin, aplikojnë etikën e komunikimit duke vendosur pacientin në qendër të vëmendjes.

epartamenti i Hematologjisë – Koagulimit

Në Departamentin e Hematologjisë dhe Koagulimit kryhen ekzaminime të dobishme për diagnostikimin e gjakutdhe hemostazës. Specialistët bëjnë testet e nevojshme për të përcaktuar patologjinë e gjakut përmes pajisjeve të gjeneratës së fundit. Gjaku i plotë është një analizë rutinë, ku jepet në kohë reale informacioni për 3 linja kryesore, qelizat e bardha (WBC), qelizat e kuqe (RBCs) dhe trombocitet e gjakut (PLT). Mikroskopia është standardi i artë për të plotësuar informacionin që merret nga kampioni i qelizave. Testet laboratorike të kryera në këtë departament janë rutinore dhe shërbejnë për zbulimin e sëmundjeve serioze, si për shembull lloje të ndryshme të anemisë ose leucemisë. Testet e hematologjisë janë testet më të zakonshme të kryera në laboratorin Intermedica.

Biokimia klinike

Funksioni i biokimisë klinike është identifikimi i shumë përbërësve kimikë të gjakut dhe likideve biologjike. Është e nevojshme të maten këta përbërës për të identifikuar situatat patologjike. Një shumëllojshmëri e testeve mund të grupohen në tregues kardiakë, panele elektrolitësh, funksionin e veshkave, nivelin e lipideve (rreziku koronar), funksionin e mëlçisë, sheqerin në gjak, proteinat, vitaminat, mineralet, testet dhe barnat mjekësore.

Imunologjia dhe Alergologjia

Bazohet në reaksione antigjen-antitrupa për testimin e nivelit të hormoneve, përcaktimin e proteinave të sistemit imunitar, autoimunitetin, infeksionet, alergjinë, intolerancën, sëmundjet malinje, grupin e gjakut, etj. Laboratori aplikon të gjitha teknikat e përparuara të imunologjisë si elektrokimia, Elisa, mikroskopi me fluoreshencë dhe alergologjia molekulare. Alergologjia molekulare si pjesë e mjekësisë së precizionit, është fusha e re e mjekësisë së personalizuar që implementohet në Intermedica me pajisjen EuroBlotOne (plotësisht e automatizuar) e cila kryen edhe testet e intolerancës uqshqimore.

Biologjia molekulare / Citogjenetika

Departamenti i Citogjenetikës ofron shërbime në të gjitha llojet e studimeve kromozomale, studimin e sëmundjeve të trashëguara, diagnozën prenatale dhe studimin e sëmundjeve onkologjike dhe hematologjike. Këto studime përfshijnë teknika tradicionale të citogjenetikës, si dhe FISH-at molekulare dhe citogjenetike mikroarray (rrjet i ADN-së). Sektori molekular ofron ekspertizë të ADN-së në gjenetikën molekulare për patologjitë e mësipërme, si dhe për testimin e nivelit të ADN-së të sëmundjeve të ndryshme infektive.

Mikrobiologjia

Departamenti i Mikrobiologjisë përfshin disa sektorë diagnostikues, duke filluar me aerogjenin, që përfshin diagnoza të ndryshme patogjene për coce patogjene, diagnozën e infeksioneve të traktit urinar dhe infeksionet e traktit gjenital. Në këtë departament kryhen ekzaminime në fushën e mykologjisë, kultura nga sekrecione të ndryshme, si dhe diagnoza të lëkurës dhe anekset e saj (si thonjtë, qimet, etj). Sektorë të tjerë të këtij departamenti kanë të bëjnë me diagnostikimin e enterobaktereve, përfshirë kulturën dhe diagnostikimin serologjik dhe parazitologjinë.

Mikrobiologjia diagnostikuese është një disiplinë dinamike dhe me ndryshim të shpejtë. Në laboratorin Intermedica përveç metodave konvencionale, përdoren metoda të automatizuara, siç është VITEK 2 COMPACT. Shumë shpejt do të instalohet dhe sistemi MALDITOF. Duke përdorur spektrometrinë e masës proteinike për të identifikuar bakteret, infeksionet, mykun dhe shumë specie në pak minuta, krahasuar me orët dhe ditët e nevojshme në metodat konvencionale. Kjo do të japë mundësinë për të rritur efikasitetin dhe cilësinë. Rreth 6000 teste bakteriologjike kryhen brenda një muaji. Ato përfshijnë ekzaminime të drejtpërdrejta të mostrave mikroskopike, serologji, ekzaminime parazitësh, ekzaminime të mykut, ekzaminime të Sëmundjeve Seksualisht të transmetueshme, etj.

Intermedica, profesionalizmi në shërbimin tuaj

Rreth 120 profesionistë nga fusha të ndryshme, përfshirë mjekë, infermierë, teknikë laboratori, ekonomistë, ekspertë të marketingut dhe zhvillimit dhe ekspertë të IT janë të punësuar në Intermedica. Një rol kryesor luhet nga Shërbimi i Kujdesit për Pacientët, i cili administron me profesionalizëm kërkesat e pacientëve dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre. Departamenti i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun është në kontakt të vazhdueshëm me pacientë, klientë dhe bashkëpunëtorë, me qëllim zgjidhjen e çdo çështjeje dhe kërkese, duke shmangur vonesat apo problemet gjatë fluksit të përditshëm të punës.

Departamenti i IT ka një nga përgjegjësitë më të rëndësishme, sepse koordinon gjithë procesin e analizimit të mostrës, nga regjistrimi dhe kodimi me barkod, deri në shpërndarjen e rezultateve. Një përgjegjësi tjetër parësore ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale siç përcaktohen nga standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni në fuqi.

Stafi është i përfshirë në proceset e trajnimit të vazhdueshëm për të siguruar ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave bashkëkohore në fushën e shëndetësisë, dhe shumë studentë mund të ndërmarrin aktivitete kërkimore ose praktika profesionale pranë Intermedica.

Risia Intermedica & Limbach, kompetenca dhe cilësia mbi 40-vjeçare

Historia e Laboratorit Limbach fillon në vitin 1979 me laboratorin e parë në Heidelberg, Gjermani, i cili u themelua nga Doktori i Shkencave Mjekësore Hans Jacob Limbach. Sot, pas bashkimit të shumë laboratorëve indipendentë, “Limbach Gruppe” është rrjeti më i madh laboratorik në Gjermani, me 34 laboratorë në Evropë dhe në shtete që i kalojnë kufijtë evropianë.

Prej më shumë se tri dekadash, Laboratori Limbach siguron nivelin më të lartë të cilësisë në fushën e diagnostikës laboratorike inovative. Ai përbëhet nga më shumë se 600 mjekë, specialistë, ndër të cilët 30 ekspertë mjekësorë me tituj shkencorë. Në këtë laborator analizohen çdo ditë mbi 160.000 mostra. Përveç mjekësisë laboratorike, infektologjisë, diagnostikimit molekular dhe higjienës, spektri i shërbimeve të laboratorit, përfshin gjithashtu mjekësinë e transfuzionit dhe gjenetikën njerëzore. Laboratori Intermedica i bashkohet tashmë grupit më të madh laboratorik në Europë “Limbach”.

Pas një studimi mbi 1-vjeçar të tregut shqiptar të laboratorëve prej tij, u vendos që i vetmi laborator në Shqipëri, i cili i përmbushte kriteret për të qenë pjesë e Grupit Limbach, ishte pikërisht rrjeti i Laboratorëve Intermedica. Pjesë e kritereve të seleksionimit ishin mbi të gjitha respektimi i standardeve europiane, akreditimi i Laboratorit me standardin EN ISO 15189, certifikimi sipas standardit ISO 9001, si dhe patjetër profesionalizmi i stafit mjekësor dhe cilësia e lartë e pajisjeve.

Tashmë hapet një panoramë e re në mjekësinë laboratorike shqiptare. Intermedica si gjithnjë është pioniere e risive më të fundit në këtë fushë dhe falë metodave kërkimore moderne, garanton cilësi dhe besueshmëri të plotë të analizave mjekësore të nevojshme për të përcaktuar një diagnozë të saktë dhe një trajtim të personalizuar. Synimi i titullarëve të dy institucioneve është pikërisht të lënë një trashëgimi të rëndësishme në fushën e shëndetësisë dhe të përmirësojnë shërbimet diagnostikuese në Shqipëri dhe në rajon.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top