FB

March 1, 2021 | 8:02

Jeni të infektuar, por testi del negativ? Ja çfarë duhet të dini!

 

Një përgjigje negative e testit të COVID-19 nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, pasi asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve. Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke i ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit që kanë bërë kur kanë dyshime për koronavirusin.

0

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thekson OBSH. “Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!

Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit. Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH. Gjithashtu, theksohet se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

OBSH sqaron: RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI. Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus në të shkuarën.

 

Burimi Rtsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top