FB

June 11, 2021 | 8:27

Njerëzit e mjeruar kurrë nuk kanë qenë në gjendje të shijojnë jetën

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Njerëzit me syrin e uritur t’i keni frikë! Ata që janë aq të mjerë sa nuk arritën kurrë të shijojnë asgjë. Nuk është se nuk u dhanë. Është se ajo që u është dhënë nuk ishte e mjaftueshme për ta. Ata e donin atë “të gjithë” dhe ata e donin atë që u është dhënë “të ishte vetëm e tyre”.

Në vend që të shijonin të tashmen, momentin, ato që u janë dhënë, ata donin “më shumë”, “shumë më shumë”. Dhe askush nuk i mësoi ata që ekskluziviteti është për gazetarët dhe fansat…, jo për miqtë. Jo për shoqërinë. Jo për pjesën tjetër të jetës.

1

Këta njerëz janë ata që edhe buzëqeshja e tyre është e mjerueshme dhe e matur dhe ajo kurrë nuk arrin në buzët e tyre, në sytë e tyre. Ata nuk mund të jenë të lumtur me asnjë gëzim, sepse për ta gëzimi juaj është thjeshtë një ” Pse jo unë”. Ata do të marrin fjalët tuaja, shprehjet tuaja, do të adoptojnë ato që ju doni dhe në fund do të përpiqen të jetojnë jetën tuaj.

Vetëm se askush nuk u tha atyre që jeta juaj nuk ishte shtruar kurrë me petale trëndafilash.

Keni kaluar vështirësi, keni rënë dhe jeni rrëzuar, keni vuajtur dhe jeni mashtruar. Nuk ju është dhënë asgjë bujarisht dhe pa mundim. Vetëm se në çdo herë që binit, do të çoheshit dhe do të buzëqeshnit. Mbyllnit sytë në jetë dhe vazhdonit… Nuk e adhuruat vdekjen. Nuk patë pranë vetes për t’u kapur. Nuk keni zili lumturinë e askujt. E ndërtuat jetën tuaj, pjesë-pjesë.

Dhe ishte një jetë që u përshtatej të gjithëve në të! Të gjithë përveç të mjerit. Me përjashtim të atyre “dredhkave” që jetojnë nga jeta tuaj. Të gjithë, përveç atyre mosmirënjohësve që nuk mësuan kurrë të japin dashuri pa këmbim. Të japin gëzim pa pritje. Të jepen bujarisht nga shpirti.

Këta njerëz, në jetën time, me sa duket nuk janë për mua. Jeta ime nuk u përshtatet. Vetëm sepse në jetën time, “Unë kalojë një kohë të mirë”, që do të thotë një ditë në det me miq, me birra dhe me histori. Me të qeshura dhe lot, por mbi të gjitha me buzëqeshje të vërteta. Një pasdite në një pishinë, ku fëmijët e mi provojnë kufijtë e mi dhe më shtyjnë të kapërcejë frenimet, frikën dhe fobitë, duke më bërë që të zhytem përfundimisht pa frikë nga rrëshqitja e ujit. Një pasdite duke vizatuar fotografi për historinë e re që po shkruhet. Një natë në ballkon duke luajtur birila deri në mëngjes. Një mëngjes në krahët e partnerit tim, duke folur për udhëtime dhe dete.

Më vjen keq por jam rritur shumë për të pranuar, toleruar dhe duruar njerëzit që jetojnë në mjerimin, xhelozinë dhe toksicitetin e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top