Mirëqenie

November 11, 2020 | 10:12

Optika&More: Super Resistant Blue, mbrojtje maksimale

Shikimi i qartë, i pastër, është garancia për mbarëvajtje të përditshmërisë. Për rrjedhojë, kujdesi ndaj organit delikat, siç njihet syri, duhet të jetë maksimal, dhe jo i rastësishëm siç ndodh vetëm atëherë kur ndjejmë shqetësime.

Në praktikat e një rutine tashmë shëndetësore okulistike, Optika&More përdor metodat e përditësimit të klientëve me informacione të herëpashershme, si dhe i orienton ata me specialistët e fushës për arritjet më të fundit.

Risia që ofron kjo klinikë okulistike është xhami i famshëm i markës Seiko, Super Resistant Blue, zgjedhja e vetme për mbrojtjen maksimale të syve tuaj nga ekranet digjitale. Rehati, komfort dhe rezistent. Xhamat Super Resistant Blue nga Seiko shoqërohen me fletë garancie 3-vjeçare. Xhamat Seiko i gjeni ekskluzivisht vetëm në Optika&More.

Optika&More është një rishitës dhe distributor i autorizuar për disa nga kompanitë më të mëdha në industrinë optike në botë si: Gucci, Saint Laurent, Seiko, Silhouette, Alexander McQueen, Chopard, Police, Furla, Blu Marine, Rayban, Persol, Dolce&Gabbana, Prada etj.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top