FB

November 25, 2021 | 8:15

Përse ndahen çiftet?

 

Nga Anxhela Peza, psikologe klinike dhe këshillimi

 

Në shumë raste, në punën e përditshme si specialiste e shëndetit mendor, ka arsye të ndryshme përse mund të ndahet një çift. Shpesh thuhet ekonomia, tradhtia, jeta e vështirë, me stres, fëmijët, palë të treta etj. Gjithsesi, një arsye me kalimin e kohës merr përmasa të ndryshme në interpretim. Ama më thelbësore duke i grupuar arsyet se:

01

Përse ndahen çiftet?

Mungesa e vëmendjes

Vështirësia përshtatjes

Gjërat e ndryshme që ka secili nga partnerët

Arsye specifike

 

Mungesa e vëmendjes

Ka shumë përkufizime për marrëdhënien në fillesat e saj si: “fillimi i qypit”, “fillimi është i bukur”, “epo ju jeni të rinj” e të tjera si këto. Kur koha kalon, mes një çifti vjen një moment kur ata fillojnë ta marrin njëri-tjetrin si të mirëqenë dhe nuk i kushtojnë më vëmendje. Krijohet ideja që ai/ajo më do, është aty për mua, asgjë nuk do e vë në diskutim lidhjen tonë. Mirëpo gjatë kësaj “sigurie” çifti krijon mungesë prekjeje fizike, fjalë përkushtimi që i shërbejnë dashurisë brenda çifit.

Krijohet një lloj pavarësie duke i bërë më vete disa detyra, pasione dhe kalimi i kohës jo me partnerin. Secili shikon gjërat e veta, dhe ndërkohë bie dhe intensiteti i marrëdhënies seksuale. Çiftet më së shumti ndahen për shkak të shkëputjes sesa konfliktit.

Streset e ditës apo të jetës grumbullohen dhe i marrin kohë romancës dhe intimitetit, çiftet mund të futen në krizë ndarjeje. Padiskutim që marrëdhënia të jetë e shëndetshme kërkon vëmendje. 

 

Vështirësia e përshtatjes

Në fillim nga kimia dhe rënia në dashuri e çiftit, mospërputhjet dhe “defektet në çift” anashkalohen dhe nuk preferohet të merren me çështje që kanë divergjenca.

Kur marrëdhënia merr një formë tjetër më të konsoliduar, kalojnë vite, raporti martesor apo dhe kur ka fëmijë në mes. Atëherë çifti përjeton zhgënjime, mospëlqimet zënë vend më shumë, kuptojnë se jo çdo gjë përshtatet brenda marrëdhënies. Ndryshimi i roleve ( i/e dashuri, bashkëshorti/ja prindi) që përjeton çifti mbart rrisqet e veta. Nevojat e tyre nuk plotësohen dhe nuk janë më parësore. Kuptohet se nuk pëlqehet gjithçka në lidhje me partnerin si më parë. Dhe jo gjithmonë do jenë në një mendje kur merren vendime apo kur ka gjëra të rëndësishme.

Ka raste kur shprehen këndvështrime të ndryshme kur një  problem në punë ose në familjen e origjinës të njërit partner, nuk e përfshin emocionalisht partnerin tjetër. Mungesa e empatisë dhe e tolerancës mund të dominojnë dhe kjo shkakton probleme. Kur UNI i secilit prej partnerve kërkon të jetë më dominant krijon çarje.

 

Gjërat e ndryshme që ka secili nga partnerët

Ka shumë çifte të cilët shprehen “ne jemi shumë ndryshe nga njëri-tjetri”, ose “jemi njësoj dhe vetëm zihemi”. Por dashuria dhe dëshira për njëri-tjetrin e bën më të fortë marëdhënien. “E ndryshmja” ka nevojë për komunikim dhe nëse nuk vendoset një vijë e mesme gjërat nuk marrim për mirë. Kur çifti është brenda një statusi martesor dhe mund të ketë dhe fëmijë brenda, pas një zënke do ishte dëshira e madhe për t’u larguar dhe njëri nga partnerët përjeton një dëshirë të madhe për t’u larguar nga ambienti apo situata, por nuk e bën dot këtë. Dhe fillojnë të ndjejnë që zgjodhën partnerin e gabuar. Kujtohen konfiktet apo diskutimet e vazhdueshme. Mendohet dhe për ndarjen.

Shqetësuese është në shumicën e rasteve pastrimi nga faji. Duke mos patur një valë mendimi dhe gjykimi është i ndryshëm, pala tjetër shihet si problem në jetesë.

Brenda një çifti ndodh që njeri nga partnerët mund të zhvillojë më shumë veten e tij, duke u shkolluar më shumë, pozicione pune dhe paga më të mira, ndryshon rutinën e tij. Kur njëri zhvillohet dhe rritet më shumë se tjetri vërehen dallimet, të cilat bëhen shkak për konflikte në shumë aspekte. Një çift, në nivele të ndryshme, ka gjasa më shumë të ndahen ose divorcohen. 

 

Arsye Specifike

Tradhtia – një nga frikërat bazë tek çiftet, dhe e komentuara. Të mbash emocionin të gjallë edhe pse vitet kalojnë kërkon një vëmendje dhe dëshirë të madhe për t’i shërbyer dashurisë dhe qëllimit të marrëdhënies që është nisur. Rasti mund të jetë një flirt, mund të bie në dashuri partneri me dikë tjetër gjatë jetës etj. Me apo pa falje pas një krisje jo të gjithë çiftet e kapërcejnë.

Varësia ndaj alkoolit, drogërave, bixhozit – Edhe kur nuk ka ekzistuar në fillimet e marrëdhënies njëra nga varësit dhe kjo vjen gjatë jetës, kthehet në problematike për çiftin. Prishen ekulibrat dhe dëmtohen shumë aspekte, personale, familjare, prindërore, ekonomike etj.

Problemet e shëndetit mendor – kur njëri nga antarët e familjes sëmuret, sëmuret e gjithë shtëpia është një shprehje. Në rastet e problemeve psikologjike, emocionale janë të zgjatura në kohë dhe kërkohet mbështetje e madhe sidomos nga partneri dhe kjo e fundit është subjektive për qasjen dhe perceptimin.

Kur mund të ndihmojë psikologu?

Kur ka paaftësi për të zgjidhur konfliktin, duke u marrë dhe me sfida të vogla.

Ekziston një problem që po pengon marrëdhënien.

Të mësojnë të falin dhe të jenë mendjehapur për të qenë më tolerant.

Për të krijuar një pikëpamje pozitive nga gjërat që ata i kanë ndryshe nga njëri-tjetri.

Për të vazhduar të jenë po aq të sjellshëm dhe bujarë sa kur u takuan për herë të parë.

Kur njëri nga partnerët e humb shpresën, por partneri tjetër beson se marrëdhënia mund të përmirësohet dhe të ruhet.

Dhe në rastet për të ndihmuar ndarjen mes palëve të bëhet me dinjitet.

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top