Në fokus

November 10, 2020 | 11:25

Po sikur instikti i nënës të mos ekzistojë?

Shumë gra, gjatë gjithë jetës së tyre, janë konsideruar “gjysmë femra” vetëm sepse nuk janë nëna, sikur të ishte përvoja e shtatzënisë ajo që përcaktoi një grua si të tillë. Duke kapërcyer edhe pse jo plotësisht, tabunë e amësisë së dështuar, lind një tjetër problem për universin femëror, ai i instinktit të nënës.

Shoqëria nuk i kursen asnjëherë gratë dhe mos mendoni se këto insinuata të ndryshme vijnë domosdoshmërisht nga universi mashkullor. Çështja e lehonisë është e vështirë dhe komplekse dhe ndoshta, kjo trashëgimi kulturore që ne mbartim me vete vjen nga besimi në ekzistencën e instiktit të nënës. Një lloj impulsi që, në një moment të caktuar, shkakton tek gratë dëshirën për të lindur një fëmijë, i njëjti që do të gjeneronte një lloj manuali të pavetëdijshëm për të menaxhuar dhe për t’u kujdesur për të vegjlit. Ai krijon një presion tjetër mbi gratë, sepse nëse është e vërtetë që ekziston, si nuk mund të ndjeni dëshirën për t’u bërë nënë?

Nga pikëpamja shkencore, mendimet janë kontradiktore, ashtu si edhe ndjenjat dhe përvojat personale të protagonistëve të vetëm të gjithë kësaj historie, neve. Shumë studime kanë vënë në dyshim ekzistencën e instiktit të nënës ose në asnjë rast nuk kanë folur për këtë si diçka që nuk mund të shoqërohet me të gjitha ato besime dhe klishe për amësinë dhe gratë. Një nga të parët në këtë drejtim ishte ai i David Cutts, autor i esesë së vitit 1979 A ekziston diçka e tillë si “instinkti i nënës”? Por besimi se ky instikt fillestar, duke iu referuar universit femëror, është i rrënjosur universalisht në shoqëri demonstrohet nga vetë përkufizimi i termit në fjalorin Larousse:

“Një tendencë fillestare që krijon, tek çdo grua normale, një dëshirë për mëmësi dhe pasi kjo dëshirë të përmbushet, e shtyn gruan të kujdeset për mbrojtjen fizike dhe morale të fëmijëve të saj”.

Pra, çfarë duhet thënë për të gjitha gratë që nuk ndiejnë butësi, ose emocione, për idenë e mbajtjes së një fëmije në krahët e tyre? A do të konsideroheshin domosdoshmërisht ato qenie të panatyrshme ose të neveritshme?

Sipas sociologes Laura Kipnis, instinkti i nënës është vetëm një shpikje shoqërore që i ka rrënjët në periudhën e Revolucionit Industrial, në atë moment historik në të cilin fëmijët ishin një burim i çmuar për punë. Për t’i bërë jehonë ekzistencës së këtij instinkti, është Amy Blackstone, profesoreshë e Sociologjisë në Universitetin e Maine, ajo që ka deklaruar, disa herë në blogun e saj, se jo të gjitha gratë duan të bëhen nëna.

Fraza të destinuara për t’i bërë njerëzit të diskutojnë, por që e gjejnë vërtetësinë e tyre në përvojat e drejtpërdrejta interesante. Dhe, për më tepër, është mirë të merret parasysh se nuk ka asnjë provë shkencore që është e aftë të mbështes ekzistencën e kësaj ndjenje: a është kjo vetëm një çështje shoqërore?

Po, sipas Blackstone, instinkti natyror ka të bëjë më shumë me kulturën, sesa me natyrën dhe prindërit bëhen duke mësuar, në të njëjtën masë për nënën dhe babanë. Ajo që është e sigurt është se nuk mund të injorohet që shumë gra kanë atë ndjenjë të thellë dhe këmbëngulëse të dëshirimit të një fëmije. Por, në mbështetje të gjithë asaj që kemi thënë, na duket e qartë se nuk është një dëshirë e lidhur ekskluzivisht me gratë me një përbërës biologjik, ajo është shumë psikologjike dhe gjithashtu e shtrirë në atësi.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top