Mirëqenie

July 1, 2020 | 8:04

Pse është kaq e vështirë të ruash një sekret

“Mos ia thuaj askujt” është fraza e cila i drejtohesh dikujt pasi i ke rrëfyer një sekret. Por pse është kaq e vështirë ta mbash dhe respektosh këtë veprim? Një psikolog në Kolegjin e Mjekësisë në Baylor shpjegon arsyen në këtë artikull.

  1. Një sekret, madje edhe më i pafajshmi, është gjithmonë diçka për të cilin nuk krenohesh

“Zakonisht ka të bëjë me diçka për të cilën personi që e thotë nuk është se ndihet krenar. Mundet të ketë zgjedhur dikë të besueshëm, por nuk do që njerëzit e tjerë ta marrin vesh, sepse ka frikë se reputacioni i tyre mund të kërcënohet”, thotë Dr.Asim Shah, profesor i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Baylor. “Megjithatë, duket pothuajse e pamundur ta mbash sekretin vetëm me veten, sepse mund të të bëhet një barrë”. Sapo i thua dikujt të mos e zbulojë sekretin tënd, tjetri fillon të përjetojë një urgjencë obsesive dhe ankthi për ta ndarë atë me individë të tjerë, shpjegon Shah. Në të njëjtën kohë, ne harrojmë se i besuari jonë mund të ketë edhe një besues tjetër… dhe nuk është e thënë që të jemi ne. Me këtë bezdi të tretë, kujdestari i sekretit tonë ndjehet i detyruar t’i tregojë lajmet tona.

  1. Përse vazhdojmë t’i zbulojmë sekretet?

Nëse ka një të vërtetë se, është gjithnjë e më e vështirë të parandalosh përhapjen e një sekreti, (kryesisht për shkak të nevojës së menjëhershme të rrjeteve sociale), pse njerëzit vazhdojnë t’i ndajnë ato me të tjerë? Një shpjegim i parë është se, shpesh njerëzit mendojnë se kjo do t’i ndihmojë ata të mbajnë miqësi me të tjerët. Një arsye tjetër është se njerëzit ndjehen fajtorë që e kanë mbajtur atë sekret për veten. Për shembull, nëse një mik na tregon se ka tradhtuar të dashurën, ne do të ndihemi fajtorë për mos shpërndarjen e këtij informacioni me personin më të afërt me ne, siç është partneri (vetëm kur kjo situatë nuk sjell pasoja për mikun tonë, siç mund të ndodhë që partneri mund të jetë vëllai i vajzës së tradhtuar). Nëse nuk ndani informacione të caktuara me familjen tuaj, bashkëshortin ose të afërmit tuaj, brenda jush do të formohet një ndjenjë mosbesimi. Ruajtja ose shkëmbimi i sekreteve gjithmonë i vë njerëzit në situatë fitoreje apo humbjeje të besimit të dikujt. Vlen më shumë besimi ndaj atij që i është besuar sekreti, apo nga ata që janë personat më të dashur për të? Bazuar në përgjigjen e kësaj pyetjeje, vendoset nëse doni të zbuloni një sekret.

  1. Kujdes nga llafazanët, por jo vetëm

Dr.Shah shton se njerëzit llafazanë, janë më të predispozuar të humbasin gabimisht një sekret, por kjo nuk do të thotë se duhet t’u besojmë personave që duken si të heshtur. Arsyeja është se, kur dikush ruan gjithçka brenda vetes, ai pëson doza më të larta stresi, gjë që përfundimisht mund ta shtyjë atë të shfryhet te dikush tjetër. Në atë rrëmbim zemërimi, mund të përfundonte edhe sekreti ynë. Mund të gjendeni në një situatë të vështirë pa dashje, ose kur një i besuar do të zbulojë historinë e tij pa kërkuar leje tek ju për ta bërë këtë. Nëse doni të siguroheni që nuk tradhtoni sekretin e një miku, Shahu ju sugjeron që ta vendosni veten mendërisht në këpucët e tij. Mendoni se si do të ndiheni sikur sekreti i përbashkët të ishte i juaji. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar që buzët tuaja të thonë fjalë të gabuara. Në fund, nëse nuk do të jesh i përgjegjshëm për sekretin e dikujt, ide e mirë është ta ndaloni personin dhe t’i thoni se nuk dëshironi të gjendeni në mesin e situatës në fjalë. Është një mënyrë shumë fisnike dhe e matur për të marrë përgjegjësinë që askush nuk do ta përdorë kurrë.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top