FB

May 17, 2021 | 8:45

Robert De Niro ‘plagoset’ në sheshxhirimin e filmit më të ri të Martin Scorsese me Leonardo DiCaprio

 

Aktori veteran, 77 vjeç, mendohet të ketë fluturuar drejt e në shtëpinë e tij në Nju Jork për të marrë mjekimin e duhur, pasi u plagos në sheshxhirimin e filmit “Killers of the Flower Moon”.

Legjenda e Hollivudit, 77-vjeçari, ndodhej në Oklahoma, ku po xhirohej filmi “Vrasësit e Hënës së Luleve”. Sipas mediave amerikane, De Niro “plagosi këmbën” dhe fluturoi të enjten në mbrëmje në shtëpinë e tij për të marrë mjekim. Mendohet se ky fluturim mund të ketë qenë i planifikuar, para se De Niro të pësonte dëmtimin. Një burim tha për TMZ se aktori fitues i Oskarit  ishte dy javë larg xhirimeve dhe udhëtimi i tij në NYC ishte i planifikuar.

1

Mesa duket pak pushim ndërmjetës ka qenë tejet i nevojshëm për aktorin, dhe falë kohës në dispozicion ka shfrytëzuar udhëtimin e lirisë.

Sidoqoftë, anëtarët e ekipit të prodhimit thanë se po bënin një pushim të premten si rezultat i aksidentit.

Yjet që luajnë në “Killers of the Flower Moon” janë Leonardo DiCaprio, Jesse Plemons dhe Lily Gladstone, nën regjinë e Martin Scorsese, bashkëpunëtorit prej shumë kohësh të De Niros.

Filmi është hera e nëntë që dyshja kanë punuar së bashku, më e fundit është “The Irishman” i nominuar për Oskar vitin e kaluar.

2“Vrasësit e Hënës së Lules” ka një buxhet prodhimi prej më shumë se 30 milion dollarë dhe bazohet në historinë e vërtetë të një blegtori dhe zhvatësi  perëndimor gjatë viteve 1920. Bill Hale, i luajtur nga De Niro, ishte aq i dëshpëruar për të kontrolluar të drejtat e naftës në tokën e tij të vjedhur, saqë u bë organizatori i vdekjes së gruas së nipit të tij, vjehrrës dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Përfundimisht, fushata e shantazhit dhe vrasjes së Hale u hetua nga FBI. Në një letër drejtuar J Edgar Hoover, agjenti special i ngarkuar me çështjen tha: “Hale u bë një milioner, i cili dominoi politikën lokale dhe me sa duket nuk mund të dënohej për ndonjë nga shumë krime që u vunë në derën e tij.”

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi mirror.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top