FB

September 23, 2021 | 8:35

Shkencëtarët: Së shpejti do jemi në gjendje të shohim në errësirë, njësoj ​​si lakuriqët e natës

Çfarë “superfuqie” do t’i vidhnit një kafshe? Disa mund të thonë pamjen e një skifteri, dikush tjetër ndjenjën e erës së një qeni. Po sikur t’ju them shikimin me lehtësi në errësirë (ekolokimin)?

Sipas një grupi kërkimor japonez, njerëzit mund të zhvillojnë këtë aftësi shumë të veçantë të gjitarëve me krahë që përmes një tingulli dhe mënyrës se si ai kthehet mbrapsht mund të perceptojë tredimensionalitetin e hapësirës dhe objekteve në errësirë.

“Shqyrtimi se si njerëzit fitojnë aftësi të reja shqisore për të njohur mjediset duke përdorur tingujt mund të çojë në të kuptuarit e fleksibilitetit të trurit të njeriut. Ne gjithashtu mund të jemi në gjendje të fitojmë njohuri për strategjitë ndijuese të specieve të tjera. Duke e krahasuar atë me njohuritë e marra në ekolokimin njerëzor, tha autorja e studimit Miwa Sumiya, një studiuese në Qendrën për Informacion dhe Rrjete Neurale në Osaka, Japoni.

Ky studim nuk është i pari që demonstron ekolokimin tek njerëzit: puna e mëparshme ka treguar se njerëzit e verbër mund të përdorin tingujt e gojës për të “parë” forma dy-dimensionale. Por Sumiya thotë se ky studim është i pari që eksploron një lloj të veçantë të ekolokimit të quajtur ekolokim që ndryshon në kohë. Përveç thjesht gjetjes së një objekti, ekolokimi që ndryshon në kohë do t’i lejojë përdoruesit njerëzorë të perceptojnë më mirë formën dhe lëvizjen.

Hulumtimet tregojnë se një pjesë e trurit, korteksi parësor vizual i vendosur në lobin okupital, i përfshirë në përpunimin vizual mund të ristrukturohet për të trajtuar jehonat që rezultojnë nga klikimet si stimuj vizualë. Në thelb, truri mund ta “shoh” jehonën kur ata kthehen dhe përdorin tingullin për të ndihmuar një person të rindërtojë hapësirën dhe objektet përreth tyre. Kjo u dha disa ekolokuesve aftësinë për të vizatuar një dhomë dhe përmbajtjen e saj thjesht duke ecur rreth saj dhe duke dëgjuar jehona.

 

 

Burimi / https://www.esquire.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top