FB

October 16, 2021 | 8:12

Studim / Zbulohet ilaçi që trajton obezitetin

Obeziteti është cilësuar prej vitesh si një nga sëmundjet më problematike që prek jetesën e përditshme dhe jetëgjatësinë e njerëzve në të gjithë globin. Dieta, ushtrimet dhe kontrolli i vazhdueshëm i stilit të jetesës janë mënyrat me të cilat kjo sëmundje kontrollohet.

Por së fundmi ekspertët kanë arritur të krijojnë një trajtim të posaçëm, një kurë efikase që mund obezitetin. Ky medikament i ri është cilësuar si një nga më të mirët në luftën kundër sëmundjes së obezitetit dhe mbajtjes së tij nën kontroll.

Ilaçi kundër obezitetit

Quhet Wegovy dhe është në të vërtetë një hormon peptid që injektohet në gjak. Ky medikament është aprovuar edhe nga FDA edhe më parë nën emërtimin Rybelsus që merrej në formë orale dhe Ozempic me injektim si një trajtim kundër diabetit të tipit 2. Në rastin e Wegovy injektimi ka një dozë më të lartë të këtyre medikamenteve bën që gjaku të qarkullojë më mirë dhe ndihmon në kalimin e barrierës gjak-tru. Gjë që rrit efikasitetin e këtij ilaçi për humbjen e peshës së tepërt.

Ky medikament është aprovuar këtë vit në Amerikë dhe si çdo medikament tjetër i këtij lloji duhet të përdoret me një rekomandim nga mjeku. Ekspertët e këshillojnë për personat që kanë një masë BMI 30 kg/m2 ose 27 kg/m2 dhe kanë një problem me peshën.

Si përdoret?

Wegovy është një injektim që përdoret një herë në javë dhe funksionon si përforcues i glucagon-peptideve në trup. Të quajtura ndryshe GLP1, këto hormone rregullojnë peshën dhe sheqerin në gjak të cilat ky ilaç i ri i ndihmon të funksionojnë më mirë. Në këtë mënyrë truri merr sinjale për të minimizuar oreksin dhe ngadalëson punën e stomakut në mënyrë që të ndiheni më të ngopur.

Cilësohet si një medikament me përdorim afatgjatë që mund të pakësojë punën e peshës tuaj deri në 15% në varësi të personit. Jo të gjithë mund ta përdorin këtë ilaç sipas ekspertëve ndaj konsulta me mjekun është shumë e nevojshme për të evituar të gjithë efektet anësore.

 

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top