FB

October 13, 2021 | 8:45

TEST / A dini të jetoni në çift?

Jeni në prag të hapit të madh: martesë, bashkëjetesë. Por a jeni të sigurt se jeni të prirur për jetën në çift? Përgjigjuni me sinqeritet 15 pyetjeve të testit: do të zbuloni se cili është niveli juaj i bashkëjetesës në familje…

  1. Kur nuk gjeni librin që po lexonit:

a. Mërziteni dhe kërkoni me ulërima fajtorin që ka “fshehur” librin

b. Pyesni veten se ku mund ta keni harruar

c. Mërmërisni: “Në këtë shtëpi dikush vjedh”

d. Pyet me mirësjellje: “E ke ti librin tim?”

  1. Zgjoheni në mëngjes dhe…

a. Nuk duroni as fytyrën tuaj në pasqyrë

b. Përgatisni mëngjesin për të gjithë

c. Ndizni radion për të dëgjuar lajmet e fundit

d. Mendoni si do të programoni ditën

  1. Ju kushton më shumë të hiqni dorë nga:

a. Ndeshja e futbollit në televizor

b. Festa e ditëlindjes me familjarët

c. Pushimi juaj i pasdites

d. T’i jepni vlerë këndvështrimit tuaj

  1. E kuqja është ngjyra:

a. E një perëndimi në verë

b. E një dhome gjumi

c. E një veshjeje elegante

d. E një vere të mirë

  1. Kur shihni televizor:

a. Nuk dëshironi që t’ju shqetësojnë

b. Jeni gati ta fikni nëse dikush dëshiron të flasë me ju

c. Nëse programi ju intereson, kërkoni që çdo bidesë ta bëni më vonë

d. Mund të shihni televizor dhe të dëgjoni familjarët në të njëjtën kohë

  1. Një çift miqsh grindet në praninë tuaj:

a. Nuk ju pëlqen që të jeni të pranishëm kur të tjerët grinden për gjëra që nuk ju përkasin

b. Ndjeni se duhet të ndërhyni në debat

c. Mundoheni të ndërroni bisedë

d. Sajoni një punë dhe largoheni

  1. Ju kënaq më shumë:

a. Të ndërtoni diçka me duart tuaja

b. T’i flisni me sinqeritet dikujt

c. Të realizoni një projekt që e dëshironi

d. Të kënaqni për njerëzit që doni

  1. Në procesin e civilizimit ishte më i rëndësishëm:

a. Vajtja në hënë

b. Një transplant kardiak

c. Përhapja e të mësuarit

d. Televizioni

  1. Nuk e duroni fare:

a. Që dikush të mos vijë në një takim

b. Mungesa e sinqeritetit

c. Mungesa e respektit

d. Që dikush të mos ketë besim te ju

  1. Sa rëndësi i jepni gjykimit të të tjerëve?

a. Nuk ju intereson fare

b. Ju intereson gjykimi i atyre që doni

c. Ju bën shumë kuriozë

d. Ju intereson nëse janë gjykime objektive

  1. Keni në projekt rinovimin e shtëpisë:

a. Zgjidhni menjëherë ngjyrat e reja, mobiliet dhe tapetet

b. E diskutoni me partnerin ose familjarët me të cilët jetoni

c. Informoni familjarët për idetë tuaja dhe kërkoni që t’ju lejojnë të merreni ju me gjithçka

d. Të gjithë së bashku shkoni nëpër dyqane për të krijuar një ide mbi rinovimin e shtëpisë

  1. Ju tremb më shumë:

a. Vetmia

b. Debatet

c. Tradhtitë

d. Jeta monotone

  1. Mënyra më e mirë për të menaxhuar lekët në shtëpi është:

a. Të keni llogari të përbashkët

b. Të kujdeset ai që ka sens më praktik të administrimit të lekëve

c. Secili ta mbajë vetë rrogën, por keni një fond të përbashkët për shpenzimet e shtëpisë

d. Llogari të ndarë, por paguani me radhë për shpenzimet e shtëpisë

  1. Për sa i përket punëve të shtëpisë:

a. I bëj me qejf nëse më ndihmojnë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes

b. Është thelbësore që gjërat tuaja të jenë në rregull

c. Ju pëlqen shtëpia e pastër dhe e rregullt, por nuk jeni të fiksuar

d. Është mirë që secili në familje të ketë detyrat e veta dhe të kujdeset për shtëpinë

  1. Nëse do të jetonit në një shtëpi prej xhami, në cilën dhomë nuk do të hiqje dorë nga perdet?

a. Në dhomën e gjumit

b. Tualet

c. Kuzhinë

d. Aneks

Nga 30 në 52 pikë

Nuk jeni kundër bashkëjetesës, por nuk bëni kompromis në disa pika të ndryshme. Në jetën tuaj keni shumë preferenca, zakone, nevoja, ndaj e keni pothuajse të pamundur që të hiqni dorë prej tyre. Kushti i parë për të bashkëjetuar me dikë është gatishmëria për të ndarë ekzistencën tuaj. Mundohuni të mendoheni: ndoshta kapërcimi i momenteve të vetmisë ju kushton të bëni sakrifica si dhe të përmbysni mënyrën tuaj të të qenit dhe të të jetuarit.

Nga 53 në 75 pikë

Dukeni si njeriu ideal për të jetuar në vetmi: jemi e vendosur, e pavarur, dini të jetoni në harmoni, duke u mbështetur vetëm në forcat tuaja. Dhe për çudi të fatit, jeni edhe njeriu më i përshtatshëm për të jetuar në çift: jeni e gatshme për ndihmë, por jo mbytëse. Jeni stimuluese, por pa çorientuar partnerin. Jeni e pranishme, por keni intuitën që të kuptoni se kur është momenti i duhur për t’i dhënë hapësirë partnerit. Me pak fjalë: jeni shumë afër përsosmërisë.

Nga 76 në 98 pikë

Lundrimi i qetë me erën nga pas nuk bën për ju: ju pëlqen qetësia pas stuhisë, dielli pas shiut. Edhe në jetën në çift jeni kështu: dashuri e madhe, pasion i madh, grindje të forta, pajtim i menjëhershëm i alternuar me momente ftohtësie. Por jo për këtë arsye nuk ju pëlqen jeta në çift. Ju pëlqen të keni një kundërshtar, një armik për ta dashuruar me butësi dhe besnikëri të madhe.

Nga 99 në 120 pikë

Ju dashuroni një partner të ngjashëm me veten. Dashuria është themeli mbi të cilin lëviz e gjithë jeta juaj: një martesë e arrirë është gjëja më e rëndësishme për ju. Duke jetuar me dikë, ju përshtateni me karakterin e partnerit: me kalimin e viteve do të formoni një nga ato çiftet klasike që ngjasojnë si dy pika uji. Nëse ekziston një njeri i përshtatshëm për jetën në çift, pa dyshim: ai njeri jeni ju.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top