FB

June 2, 2021 | 9:15

TEST / Çfarë i mungon lidhjes suaj?

Ekzistojnë shumë lloje dashurish, por më e synuara është pa dyshim ajo për “princin e kaltër”. Shpresojmë të gjejmë shpirtin binjak dhe që çdo gjë të shkojë më së miri, sepse dashuria na bën mirë për shumë gjëra. Me pak fjalë, edhe nëse dashurohemi dhe shpresojmë që ai të jetë shpirti binjak, ka gjithmonë diçka që herët a vonë nuk shkon siç duhet. Natyra na imponon që çdo marrëdhënie të ketë ulje-ngritjet e veta, të cilat duhet t’i përballojmë së bashku. Çfarë i mungon marrëdhënies suaj që të jetë perfekte? Bëni testin dhe zbuloni se çfarë nuk shkon me të dashurin tuaj…

  1. Çfarë do t’ju pëlqente të bënit me partnerin në muajt e ardhshëm?

a. Diçka të ndryshme nga tani

b. Një darkë jashtë shtëpisë

c. Një udhëtim

  1. Dashuria venitet nëse…

a. Nuk ka dialog

b. Nuk ka pasion

c. Nuk ka përkushtim

  1. Të dashurosh është sinonim i:

a. Mbrojtje

b. Tolerancë

c. Kompromis

  1. I dashuri ju kërkon të bëni ndonjë lojë intime shumë të nxehtë. Ju:

a. I thoni se nuk ia keni idenë këtyre lojërave

b. Jeni shumë e lumtur

c. I thoni se nuk e dini nëse keni kohë për gjëra të tilla

  1. Në mëngjes ju sjell mëngjesin në shtrat dhe çokollata…

a. E pyesni se mos ndoshta ju ka tradhtuar

b. Herën e fundit që ju ka sjellë mëngjesin në shtrat ishte muaji i parë që ishit lidhur

c. Do të jetë Shën Valentini

  1. Partneri ankohet se duhet t’i kushtoni më shumë kohë. Ju:

a. E pyesni se mos ndoshta pas kësaj ankese fshihet diçka tjetër

b. I thoni se kaloni mjaftueshëm kohë së bashku

c. I thoni se do të mundoheni t’i jepni më shumë vëmendje

  1. Çfarë ju frikëson më shumë për lidhjen tuaj?

a. Tradhtia

b. Nuk doni që të bëheni si vëlla emotër

c. Keni frikë se një ditë dashuria dotë shterojë

  1. Çfarë mendoni për shprehjen “përgjithmonë bashkë”?

a. Shumë e bukur!

b. Duhet ta marr me qetësi… përgjithmonë është kohë shumë e gjatë!

c. Varet nëse shoqërohet edhe nga shprehja “të lumtur dhe të kënaqur”

  1. Një ngjyrë që flet për ju:

a. E kuqe

b. E verdhë

c. Blu

  1. Nëse do të ishit shije akulloreje, cila do të ishit?

a. Pana dhe çokollatë

b. Luleshtrydhe dhe limon

c. Karamel dhe kafe

Më shumë A

Pak më shumë pasion

Aleati më i mirë i një çifti është pasioni. Mes jush mungon pak pasion: çfarë të bëni? Surprizojeni me ndonjë lojë intime, me një vend të pazakontë, një fundjavë me temë seksuale, të brendshme të reja. Keni për të fituar më shumë joshje, ndaj qëndroni më shumë bashkë.

Më shumë B

Romancë e shëndetshme

Mes jush çdo gjë shkon më së miri. Në shtrat jeni bombë dhe kur bëhet fjalë për të dalë me miqtë, jeni çifti më simpatik, por ju mungon romanca. Një darkë nën dritën e qirinjve, një surprizë, një lule. Herë pas here duhet diçka unike që t’ju përfaqësojë të dyve, që t’ju rrahë zemra fort dhe të mbajë të ndezur shpirtin tuaj…

Më shumë C

Kohë për njëri-tjetrin

Edhe pse marrëdhënia juaj shkon shumë mirë, është më shumë era që fryn që e bën të lundrojë dhe jo ju që udhëhiqni barkën. Impenjimet e punës, familja, detyrimet e tjera kanë marrë timonin. E ndani kohën tuaj duke u marrë me këto detyrime dhe jo për jetën tuaj si çift, vetëm për njëri-tjetrin. Dhurojini pak kohë lidhjes suaj, për përkëdhelje, për dashuri, për t’u parë në sy. Do t’ju bëjë mirë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top