FB

May 18, 2021 | 12:46

Test psikologjik/ Zgjidhni një buf dhe zbuloni karakteristikat tuaja të forta dhe të dobëta

Ky test personaliteti mund të zbulojë karakteristikat tuaja të forta dhe të dobëta thjesht duke zgjedhur një buf të vogël, shkruan “Italia Feed”. Kjo është e mundur falë nënvetëdijes tuaj, sepse ajo di më shumë për ju.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Tipari juaj pozitiv është se jeni një person shumë kurioz. Pothuajse gjithmonë ndjeni nevojën për të mësuar diçka të re dhe interesante. Por një nga karakteristikat tuaja negative është që përziheni në punët e njerëzve të tjerë, diçka që duhet ta ndaloni së bëri.

Nr.2

Nëse tërhiqeni nga bufi i dytë, kjo ndodh sepse jeni akoma fëmijë. Jeni kurioz, por edhe naiv. Është e vështirë për ju të mbroni mendimin tuaj. Por është koha për të filluar nga diku.

Nr.3

Bufi numër tre simbolizon frikën. Ju jeni një person që nuk guxoni të bëni gjëra jo standarde. Nuk duhet të shqetësoheni aq shumë për mendimin e të tjerëve. Guxoni dhe jetoni jetën tuaj!

Nr.4

Jeni një person me vetëbesim dhe ecni me guxim, por duhet të keni kujdes me njerëzit e këqij, sepse jeni akoma naiv si fëmijë.

Nr.5

Karakteristika më negative është pesimizmi. Është e vështirë për ju të pranoni mendimin e të tjerëve. Nëse doni të përmirësoni situatën, duhet të zgjeroni horizontin tuaj.

Nr.6

Bufi i fundit simbolizon krenarinë. Nëse dëshironi të keni miq të vërtetë, duhet të filloni të ndryshoni vetë.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top