FB

July 23, 2021 | 8:14

Tetë gënjeshtra që na largojnë nga lumturia

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Shpesh gënjejmë dhe kjo na bënë që të sabotojmë lumturinë tonë. Dhe shumicën e kohës as nuk e dimë se po e bëjmë. Mëposhtë janë disa nga këto gënjeshtra:

11.”Do të isha më i lumtur nëse do të punoja më pak”

Mendjet tona shpesh priren të na bëjnë të besojmë se do të ishim më të lumtur nëse nuk do të kishim nevojë të punonim. Ne imagjinojmë një jetë plot gëzime dhe në mënyrë të gabuar supozojmë se kjo do të na bënte më të lumtur. Sidoqoftë, realiteti është se pasiviteti është shpesh shkaku kryesor i mërzisë dhe depresionit. Ne jemi natyrë punëtore dhe krijuese. Ne duhet të zgjidhim problemet dhe të përmirësohemi që të jemi të lumtur. Vendosni zemrën dhe mendjen tuaj në diçka të rëndësishme për ju dhe do të shihni se lumturia juaj personale përmirësohet shumë!

 

2.”Nuk është faji im, të tjerët kanë faj”

Mendjet tona përpiqen të na bëjnë të besojmë se mjerimi ynë është shkaktuar nga njerëzit përreth nesh – bashkëshortët tanë, prindërit tanë, etj. Le të mos harrojmë se “nevojiten dy për tango”, dhe kështu, sa më shpesh fajësojmë të tjerët për mjerimin tonë, aq më shumë do të ndjehemi fajtorë përkatësisht për mjerimin e njerëzve të tjerë. Ne duhet të marrim përgjegjësi për jetën tonë dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar situatën tonë. Kur marrim përgjegjësi për jetën tonë, ne krijojmë një themel të fortë për lumturinë tonë të vërtetë.

 

3.”Për të qenë e lumtur, duhet të mësoj sekretin e lumturisë”

Tani është vërtetuar shkencërisht se nuk ka asnjë recetë për lumturi ose sukses. Librat e vetë-ndihmës, autorët më të shitur dhe mendjet tona mund të përpiqen të na bindin se ekziston një çelës i lumturisë, por nuk është kështu. Lumturia është çështje personale për secilin prej nesh.

Kështu që ju mund të krijoni një plan jetësor për të ardhmen, të formuloni strategjinë tuaj të arritjeve dhe pastaj të punoni shumë dhe me zell për të. Nuk ka rrugë të shkurtër ose sekrete për qëllimet që përpiqeni të arrini. Duke e pranuar këtë, ju do të shkoni shumë më tej në drejtim të një jete përmbushëse sesa të përpiqeni të gjeni një recetë të paqartë për lumturinë.

 

4.”Sikur të kisha…”

Mendja jonë përpiqet të na bëjë të besojmë se do të ishim më të lumtur nëse do të kishim punën e duhur, shtëpinë e duhur, makinën e duhur ose diçka tjetër. Nuk ka asgjë të keqe të duam më të mirën për veten tonë, por kjo në vetvete nuk na bën automatikisht të lumtur. Këto gjëra mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë për një kohë, por ky “efekt” zhduket shpejt. Kushdo që dëshiron një lumturi të qëndrueshme në jetë duhet ta kuptojë që ne gjithmonë do të dëshirojmë të kemi gjithnjë e më shumë gjëra dhe kurrë nuk do të jemi të lumtur me ato që kemi.

2

5.”Më pëlqen ajo që kam dhe nuk dua ndryshime.”

Duke e lejuar veten të mendojmë në këtë mënyrë, ne krijojmë kushtet për një dështim të shpejtë. Jeta është një udhëtim i ndryshimit të vazhdueshëm. Disa prej tyre mund të kontrollohen, por disa prej tyre nuk mund të kontrollohen.

Rezistenca ndaj ndryshimit ose përpjekja për të kontrolluar të gjitha është e dënuar me dështim. Ndryshimi është i pashmangshëm. Ju duhet ta pranoni atë dhe të mësoni të përshtateni me një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimit. Aftësia për tu përshtatur është shumë e rëndësishme për lumturinë e përgjithshme.

 

6.”Nëse diçka nuk më ka ndodhur deri tani, nuk do të ndodhë kurrë”.

Mendjet tona shpesh bien në dëshpërim dhe zhgënjim kur jemi vetëm disa hapa larg suksesit. Këmbëngulja është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për arritjen e lumturisë. Mos lejo kurrë që mendja të të mashtrojë me këto gënjeshtra. Ju nuk e dini se çfarë do të sjellë e nesërmja.

 

7.”Thjesht mund t’i shmang ato gjëra që urrej t’i bëj”

Zakonisht, kjo vlen për detyra komplekse ose të vështira, kur mendja jonë përpiqet të na bindë të shmangim situata specifike. Fatkeqësisht, këto situata shpesh mund të jenë ato që na sjellin shpërblimin më të madh. Cilat janë gjërat që ju shtyni? Pse?Zvarritja dhe shmangia e gjërave të rëndësishme që duhet të arrini vonon momentin e lumturisë që vjen në jetën tuaj. Bëni diçka për qëllimet tuaja dhe do të shtoni më shumë “karburant në zjarr” të lumturisë suaj.

 

8.”Bota/njerëzit janë të rrezikshëm dhe diçka e tmerrshme do të më ndodhë mua.”

Ana logjike e mendjes sonë na tregon se ka shumë gjëra që janë përtej kontrollit tonë. Për shembull, fatkeqësitë natyrore, krimi dhe kriza financiare. Frika është një emocion i fortë, i cili shkaktohet kur mendja jonë përpiqet të rimarrë kontrollin e veprimeve tona. Sidoqoftë, nuk ka kuptim të përqendrohesh vazhdimisht në atë që mund të shkojë keq. Duke bërë këtë, ju po e parandaloni veten të shijoni jetën.

 

Këto janë disa nga gënjeshtrat që mund të sabotojnë lumturinë tuaj. A ju tregon mendja ndonjë nga sa më sipër?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top