FB

August 3, 2021 | 8:13

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin, sinoptikania: Nuk përjashtohet mundësia që gjatë gushtit…

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin do të vijojë të jetë prezent, pavarësisht një uljeje të lehtë të temperaturave këtë fundjavë.

lajda-porja-3-768x408

Sinoptikania Lajda Porja, tha gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij muaji të ketë një valë tjetër të nxehti afrikan në vend.

“Valë e nxehtë në fakt me epiqendër në brigjet e Egjeut. Kjo është vala më e nxehtë tani për verën. Kjo valë e nxehtit po zgjat pak më shumë. Termometri ka shënuar 42 gradë, madje ka pasur rritje të vlerave sot. Pjesa më e madhe e zonave perëndimore shënojnë 40, e në qarkun e Fierit dhe Beratit temperaturat shënojnë 42 gradë.

Temperatura të larta janë dhe në Kukës dhe Has. Parashikohet që deri në mesin e javës, do të ketë më pas një rënie të lehtë. Pra nga 42 pritet të shkojnë në 40 gradë.

Që nga ora 10 e paradites, deri në orën 14:00 do të jetë piku. Fatmirësisht në disa zona do të ketë rrebeshe shiu në zona të izoluara. Freskimi i motit do të ndihet në fundjavë kur temperaturat do të zbresin deri në 35 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e një tjetër vale në gusht që do përfshijë Shqipërinë. Të nxehtit afrikan këtë verë si epiqendër kanë pasur brigjet e Egjeut”, tha Porja për News 24.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top