Studim

July 13, 2020 | 10:01

Zbulim i ri / Kujdes nga dëmtimet e shputës së këmbës

Gjetjet në lidhje me efektet e Covid-19 në trup janë shumëfishuar. Ndër simptomat e mundshme të sëmundjes janë gjithashtu lezionet e lëkurës që manifestohen me plagë të kuqe ose dëmtim të këmbëve (dhe duarve) të fëmijëve dhe të rriturve.

Një studim i ri i botuar në British Journal of Dermatology ofron prova që mbështesin lidhjen midis këtyre lezioneve dhe Covid-19.

Në shumicën e rasteve, personat e prekur rezultojnë negativë në  tamponët e bërë ose në testet serologjike, por studiuesit spanjollë që janë dhe autorët e këtij studimi kanë zbuluar se Sars-Cov-2 është i pranishëm në biopsitë e lëkurës së fëmijëve me lezione tipike të gishtërinjve edhe pse testimi për Covid- 19 rezultoi negativ.

Analizat zbuluan virusin në qelizat endoteliale të enëve të gjakut të lëkurës dhe në gjëndrat e djersës. Falë një biopsie mikroskopi elektronik identifikoi edhe grimcat virale brenda qelizave endoteliale.

“Gjetjet tona mbështesin një marrëdhënie midis Sars-Cov-2 dhe lezioneve në këmbë. Dëmtimi endotelial i shkaktuar nga virusi mund të jetë mekanizmi kryesor që shkakton këto lëndime,” tha autorja kryesore e studimit, Isabel Colmenero e Spitalit Infantil Universitario Niño Jesús në Spanjë.

“Përveç kësaj, dëmtimi vaskular mund të shpjegojë gjithashtu disa karakteristika klinike të vërejtura tek pacientët me Covid-19.”

 

 

Burimi / https://www.ilroma.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top