FB

August 4, 2021 | 8:55

Zbutësit natyralë të fytyrës që i gjeni lehtë në kuzhinën tuaj

Një lëkurë e hidratuar dhe e butë është çelësi për një fytyrë të shëndetshme që shkëlqen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur fytyra është nën ndikim e ekstremiteteve të motit.

Ajri i ftohtë i dimrit apo nxehtësia e verës sigurisht që së pari prekin lëkurën dhe sidomos atë të fytyrës. Ndaj është e rëndësishme ta mbani atë gjithnjë të hidratuar. Përpara se të shkoni tek kremrat zbutës që shiten në dyqane bëni një kontroll të shpejtë në kuzhinën tuaj. Shumë nga përbërësit që ndodhen aty mund të bëjnë mrekulli në zbutjen e fytyrës pa shpenzime.

Në këtë artikull ju tregojmë se cilët janë disa nga këta zbutës natyralë për lëkurën tuaj.

Mjaltë

Mjalti organik ka veti antibakteriale kështu që është një zgjidhje perfekte për trajtimet anti-akne. Ky përbërës natyral ndihmon edhe në mbylljen e poreve tuaja duke funksionuar si një pastrues për fytyrën me veti kundra plakjes. Trajtimin me mjaltë mund ta përgatisni çdo ditë fare lehtë duke përzier tetë lugë gjelle me ujë me dy lugë mjaltë.

Përziejeni mirë derisa të formohet një pastë me trashësi mesatare dhe aplikojeni me kujdes në fytyrë të pastër. Lëreni të thahet për rreth 20 minuta e më pas shpëlani fytyrën më ujë të ngrohtë. Ky trajtim shumë i thjeshtë do ta bëjë fytyrën tuaj të rifitojë butësinë e mëparshme.

Qumështi

Qumështi është një burim natyral i pasur me acid laktik, një enzimë që gjendet shpesh edhe në kremrat e fytyrës. Kjo sepse ka veti qetësuese dhe pastron fytyrën nga qelizat e vdekura duke promovuar rigjenerimin e saj. Një fytyrë që prodhon qeliza të reja është baraz më një lëkurë më të re dhe të butë. Për ta përdorur qumështin si një zbutës dhe pastrues natyral mund të filloni duke zhytur një copë të butë apo pak pambuk në një enë me qumësht të ftohtë. Lyeni më pas të gjithë fytyrën dhe lëreni të qetësohet për 5-10 minuta. Më pas shpëlajeni atë me ujë të ftohtë dhe do të ndjeni menjëherë ndjesinë e butësisë që qumështi lë në lëkurë.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit është tashmë i njohur ndër shekuj për vetitë e tij si në organizëm ashtu edhe në paraqitjen e jashtme. Duke qenë i pasur me antioksidantë dhe acide natyrale ndihmon në forcimin e mbrojtjen  e lëkurës. Qumështi krijon një barrierë të fuqishme që e mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

Mjaftojnë 3-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe dy pika vaj esencial lavande për ta lyer butësisht fytyrën tuaj. Këtë mund ta bëni çdo natë para se të flini dhe në mëngjes do të keni një fytyrë të freskët dhe të butë. Kujdesuni që pas këtij trajtimi ta shpëlani gjithnjë fytyrën me ujë të freskët.

Kastraveci

Perimet e pasura me ujë siç është kastraveci janë një ide shumë e mirë për ta shëndetin e fytyrës. I pasur me vitamina A, E, kalcium dhe magnez kastraveci do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të forcojë lëkurën tuaj. Vetëm disa feta kastravec në ditë do t’ju dhurojnë një fytyrë të re dhe pa probleme.

Prisni disa feta të holla kastraveci në formë rrethore dhe vendosini kryesisht tek sytë dhe në faqe për të qetësuar lëkurën. Një metodë tjetër është ta grini kastravecin në formën e puresë dhe ta bashkoni atë me 1-2 lugë mjaltë. Në këtë mënyrë mund të formoni një maskë të lehtë hidratuese të cilën mund ta aplikoni dhe ta mbani në fytyrë për 15 minuta.

Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë që njihet gjerësisht për vlerat e mrekullueshme që i dhuron lëkurës. E pasur me vitamina C dhe E ndihmon në pastrimin, qetësimin dhe zhdukjen e shenjave të fytyrës. Për ta përdorur do t’ju duhet vetëm të keni bimën në shtëpi. Prisni një pjesë nga gjethet e saj përgjysmë dhe lyeni fytyrën me xhelin që ndodhet brenda saj. Bëjeni këtë çdo natë para se të flini dhe në pak javë do të keni një lëkurë më të re dhe të butë.

 

 

Burimi / AgroWeb.org

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top