Sëmundjet e mëlçisë tregojnë shenja të qarta para se të zhvillohen plotësisht. Nëse dini të identifikoni simptomat, ju mund të trajtoni dhe shmangni probleme më serioze. Ja simptomat që tregojnë se keni yndyrë në mëlçi.
- Dhimbje stomaku
Zakonisht shenjat më të zakonshme janë të vjellat dhe të përzierat, por këto mund të ngatërrohen me shtatzëninë, depresionin, marramendjen, dhimbjen e kokës ose helmimin me ushqim. Tani, nëse vuani nga dhimbjet e stomakut, kushtojini vëmendje të madhe.
- Ngjyra e urinës
Nëse urina juaj është portokalli, e verdhë ose madje kafe, ju duhet të dyshoni për probleme të mëlçisë. Ndryshimi i ngjyrës është rezultat i rritjes së bilirubinës në gjak. Kur mëlçia nuk mund të kontrollojë bilirubinën, veshkat janë përgjegjës për atë nëpërmjet urinës.
- Tretje e dobët
Mëlçia është gjithashtu përgjegjëse për kontrollin e bilirubinës në trup. Nëse është e sëmurë, nivelet biliare do të rriten në mënyrë dramatike, duke shkaktuar diarre dhe tretje të dobët. Nga ana tjetër, nëse nivelet biliare janë shumë të ulëta, ne mund të bëhemi intolerantë ndaj ushqimeve të yndyrshme.
- Diarre, kapsllëk dhe gjakderdhje e zorrëve
Një funksion tjetër i mëlçisë është veprimi koagulues. Kur kemi probleme me të, mund të vuajmë nga gjakderdhja e zorrëve që shoqërohet me diarre ose kapsllëk.
- Dhimbje barku
E gjithë zona e barkut është shumë e butë.
- Mbajtja e lëngjeve
Rezultati shihet kryesisht tek këmbët. Shkaqe të tjera të mundshme janë dështimi i zemrës, problemet e veshkave, çekuilibri hormonal dhe sëmundjet limfatike.
- Ndryshimet e barkut
Nëse keni dhimbje ose fryrje në stomak ju mund të merrni në konsideratë faktin se mëlçia juaj vuan nga yndyra e tepërt. Simptoma të tjera të dëmtimit të mëlçisë mund të jenë aciditet, rritje fluide në zgavrën e barkut dhe rritje e presionit të gjakut në venat dhe arteriet e barkut.
- Ndryshimi në ngjyrën e feçes
Feçja mund të bëhet e verdhë ose gri kur ne vuajmë nga yndyra në mëlçi. Nëse vazhdon për disa ditë, vizitoni mjekun tuaj për të kontrolluar mëlçinë.
- Humbja e oreksit
Humbja e oreksit gjithashtu mund të lidhet me mungesën e bilirubinës në trup. Kjo substancë ndihmon tretjen e lipideve. Pra, kur ushqimi nuk tretet siç duhet, kjo ndikon në gatishmërinë tonë për të ngrënë.
- Lodhja dhe dobësia
Lodhja e pashpjegueshme është një nga shenjat kryesore të dëmtimit të mëlçisë. Kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, pjesa tjetër e organeve punon me shumë vështirësi. Pra, është normale që të ndiheni më të lodhur.
Burimi / benesserefeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.