Në fokus

September 1, 2016 | 11:02

1 Shtatori nostalgjik, në 1916 u hap në Tiranë shkolla e parë e vajzave

Sot është 1 shtator. Një ditë e veçantë kalendarike, që në memorien e brezave para viteve ’90 shënonte një fillim të rëndësishëm në formimin e tyre arsimor.

Ishte kjo datë që për shumë dekada i dha histori arsimit shqiptar në brezat e sistemit të ulët deri tek ai i mesëm shkollor. Një fillnisje me veçantësinë e saj, një ditë ku përkushtimi dhe motivimi ishte i lartë, pa ia humbur aspak vlerën e një date të regjistruar si kulti i nisjes së një viti të ri shkollor shqiptar.

Nostalgjikë të asaj kohe, ku disiplina, koha e përgatitjes, rregullat e mbarëvajtjes së një procesi edukativ kishin vendin e tyre; ku gjithëpërfshirja dhe sistemi i respektimit të kodit arsimor, vlerësohej në rang republike. Më 1 shtator të vitit 1916, në Tiranë u hap shkolla e parë e vajzave. Servete Maçi ishte mësuesja e parë e këtij institucioni arsimor, e bija e patriotit të palodhur tiranas, Musa Maçi.

 

Shkolla-Servete-MaciEmrin e saj e mban sot ish- shkolla “Kongresi i Përmetit”. Servete Maçi e filloi mësimdhënien e gjuhës shqipe që në moshën 15-vjeçare. E shtyrë nga i ati, por edhe nga miqtë e tij, tiranasve Ibrahim Dalliu dhe Jusuf Elezi, ajo e filloi punën e saj me 35 nxënëse.

Me tregues historik, 1 shtatori njihet si Dita e Dijes. Kjo datë është huazuar si e tillë nga modeli i vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top