Ju ndoshta keni dëgjuar më shumë se një herë se meditimi zvogëlon stresin dhe rrit qetësinë, por mund të keni menduar se meditimi nuk është për ju. A keni provuar të praktikoni meditim? Nuk është aq e vështirë sa mund të duket, dhe kjo nuk është një praktikë e çuditshme. Ka shumë njerëz, anembanë botës, të cilët meditojnë për arsye të ndryshme.
Pse meditimi lehtëson stresin? Çfarë bën në mendjen dhe në trupin tuaj? Kur të bindeni për dobitë, ekziston një shans më i madh për ta provuar atë.
Pse meditimi zvogëlon stresin dhe rrit qetësinë?
- 1.Meditimi praktikohet zakonisht në një vend të qetë, larg distancave dhe zhurmave, dhe kjo ndihmon në qetësimin e mendjes dhe trupit. Kur mendja dhe trupi janë të qeta, nivelet e stresit dhe ankthit kanë tendencë të ulen.
- Efektet e meditimit qëndrojnë me ju gjatë kohë pas meditimit, duke ndikuar në mendjen dhe veprimet tuaja, duke ju bërë më të relaksuar dhe më të qetë, më tolerantë dhe më të durueshëm. Këto natyrisht kanë tendencë për të lehtësuar stresin.
- Kur flini, ju harroni të gjitha problemet tuaja dhe çdo gjë që ju shkakton stres. Gjumi lehtëson trupin dhe mendjen, duke e bërë më të lehtë përballimin e stresit. Meditimi ka të njëjtin efekt.
- Ndërsa meditoni, përpiqeni të ndiqni çdo mendim që del në mendje. Ju përpiqeni të mos përqëndroheni te çështjet që krijojnë stres dhe ju shqetësojnë. Kjo çliron mendjen nga stresi. Është sikur të shkosh në një pushim. Ndërsa e përsëritni këtë veprim, ditë pas dite, efekti fillon të zgjatë, shumë kohë më pas, dhe një jetë pa stres të bëhet një fakt.
- Praktika e përsëritur, ju jep kontroll mbi mendjen tuaj dhe mendimet tuaja, dhe ju mundëson që të zgjidhni mendimet që dëshironi dhe refuzoni mendimet që nuk dëshironi. Nëse fokusoheni në mendime stresuese, stresi do të rritet.
- Meditimi qetëson oqeanin e mendjes suaj, lehtëson mendjen tuaj dhe ju mundëson të mendoni dhe veproni me qetësi.
- Ka shumë hulumtime për efektet e meditimit. Ka shumë artikuj në internet, të cilët flasin për eksperimente të ndryshme dhe hulumtime të bëra në meditim.
“Ulu çdo ditë, për të paktën 15-30 minuta. Përmirëson dhembshurinë, ju lejon të shihni gjërat më qartë (duke përfshirë veten) dhe krijon një ndjenjë të qetësisë dhe përqendrimit që është e papërshkrueshme.”
- Meditimi përmirëson shëndetin tuaj dhe sistemin imunitar. Kjo sigurisht ndikon në shëndetin tuaj emocional dhe mendor, dhe redukton stresin, duke e bërë më të lehtë trajtimin e detyrave dhe problemeve.
- Meditimi përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe të gjitha funksionet mendore.
- Ekziston një lidhje e fortë mes paqes së brendshme dhe lumturisë. Ndërsa rritet niveli i brendshëm i paqes, rritet edhe lumturia juaj. Në një gjendje paqeje të brendshme, ka më pak shqetësime dhe më pak stres. Në këtë gjendje, lumturia lehtë mund të shfaqet, pa pengesa.
Meditimi krijon paqen e brendshme, dhe kjo çon në lumturi dhe në një ndjenjë gëzimi, edhe nëse nuk ka faktorë të jashtëm për lumturinë. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse meditimi redukton stresin dhe rrit qetësinë, dhe pse ju duhet të mësoni ta praktikoni atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.