Këshilla & Arsye

December 16, 2019 | 12:30

10 bimët që mund t’i bëni dhuratë për Krishtlindje

A po kërkoni një dhuratë të qëndrueshme për mikun tuaj që do natyrën? Pse të mos i dhuroni një bimë shtëpie? Përveçse janë të bukura, ato gjithashtu sjellin shumë përfitime dhe janë të përshtatshme për të gjithë.

Aloe vera, për ata që duan diellin

Për ata që e duan diellin dhe bëhen me njolla prej tij, aloe vera është bimë e përsosur kundër djegieve dhe për të parandaluar dëmtimet e shkaktuara nga dielli. Vaji i kësaj bime, në të vërtetë, vërteton se është ilaçi i përsosur natyror për djegien nga dielli.

Palma e sallonit, për ata që kanë një mace

Bima ideale për t’iu dhuruar atyre që kanë një mace në shtëpi është palma e salloni. Një palm e shkurtër që e do dritën dhe gjithashtu sjell fat.

Lavender, për ata që vuajnë nga pagjumësia

Lavender është një nga bimët që kombinon vetitë e gjumit dhe qetësimit. Në fakt, disa studime kanë treguar që parfumi i tij përmirëson cilësinë e gjumit.

Zamiifolia Zamioculcas, për ata që nuk merren shumë me lulet

Zamiifulia zamiifolia është bimë e përsosur për ata që nuk kanë shumë përvojë. Një bimë me gjethe të shndritshme që përshtatet me të gjitha llojet e situatave.

Bimë aromatike, për ata që duan gatimin

Për ata që duan të gatuajnë nuk ka asgjë më të mirë se të kenë një seri të bimësh aromatike të cilave mund t’iu marrin gjethet për t’i përdorur për gatim dhe për të zbukuruar pjatat: borzilok, rigon, majdanoz, rozmarinë dhe trumzë.

Bonsai, për adhuruesit e detajeve

Për dashamirët e detajeve, dhurata e përsosur mund të jetë një bonsai. Bonsai ka nevojë për kujdes dhe vëmendje, përveç vendndodhjes së duhur dhe ujitjes, por është një dhuratë e mrekullueshme për ata që e marrin atë.

Fier, për adhuruesit e banjës

Për shumë gra dhoma më e rëndësishme në shtëpi është banja: ndonjëherë paraqet një pasion të vërtetë. Cilën bimë mund t’i dhuroni nëse jo një fier? Ato janë bimë perfekte për banjën, pasi e duan lagështinë.

Pilea peperomioides, për gjahtarët e fatit

Konsiderohet bima e miqësisë dhe pasurisë. Në fakt, legjenda thotë se nëse mbillet një monedhë në tokën e pilea peperomioides, fati do të trokasë në derë.

Bimë Jade, për ata që kërkojnë qetësi

Përveç eliminimit të ndotjes së ajrit, bima është e përsosur për ata që kanë nevojë për qetësi. Në praktikën e feng shui, bima Jade konsiderohet fatsjellëse, një simbol i rritjes dhe rinovimit, por edhe i pasurisë financiare.

Orkide, për ata që e duan bukurinë

Orkideja është bima ideale për të gjithë dashamirët e bukurisë. Ka shumë lloje në botë: me kujdesin e duhur, mund të lulëzojë për muaj me radhë dhe mund të jetojë gjatë.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top