Këshilla & Arsye

December 11, 2019 | 8:01

10 cilësitë e njerëzve pozitivë

Ka njerëz që zotërojnë vezullim në fytyrë, rrezatojnë gëzim dhe i bëjnë njerëzit rreth tyre të ndjehen mirë. Kush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë e një njeriut që është “si drita e diellit”?! Gjithmonë të buzëqeshur, entuziastë, të lumtur dhe me mendime optimiste… por jo vetëm!

2

10 cilësitë e njerëzve pozitivë:

1.Janë të këndshëm

Janë të ëmbël dhe energjikë në të njëjtën kohë dhe këtë gjendje e manifestojnë përmes lëvizjes. Ata kanë stil. Edhe në kohë të vështira përhapin vetëm energji pozitive.

2. Kanë mirësi

Mirësia është një dhuratë e natyrshme për njerëzit pozitivë. Ata i trajtojnë të gjithëve në të njëjtën mënyrë, me edukatë dhe takt. Për dikë mirësia është sinonim i dobësisë, por kjo është shenjë e forcës së brendshme. Njerëzit ‘diellorë’ janë të sjellshëm me të gjithë.

3. Janë të vetëpërmbajtur

Qetësia është sinonim me vetëkontrollin. Njerëzit pozitivë dinë si të pranojnë çdo sfidë pa telashe dhe i zgjidhin problemet me vetëpërmbajtje. Ata dinë si të reagojnë, si të mbrohen, të sqarohen apo të kontrollojnë veten në çdo situatë.

4. Kanë guxim

Ata janë të gatshëm të guxojnë shumë në jetë.  Njerëzit pozitivë e dinë që guximi për t’u përballur me jetën është për të ndryshuar veten. Gjithashtu, marrin rreziqe për të përmbushur ëndrrat e tyre.

5. Janë të ekuilibruar

Njerëzit pozitivë kanë besim të mirë në vetvete dhe përballen me realitetin. Ata dinë si t’ju kundërvihen situatave negative pa humbur fokusin e tyre.

6. Kanë besim

Njerëzit pozitivë dinë se çfarë duan dhe si ta marrin atë për të arritur lumturinë. Për ta, çdo situatë është një sfidë e re, ndryshe, emocionuese, që i ndihmon për të luftuar negativitetin.

7. Janë inteligjentë

Me njohuri të modeleve emocionale dhe fleksibilitet, ata janë të gatshëm për të trajtuar çdo sfidë. Në sajë të inteligjencës emocionale njerëzit diellorë përballen me jetën pa frikë.

8. Janë altruist

Ata janë krenarë për të tjerët, arritjet dhe lavdinë e tyre. Ata janë të kënaqur me suksesin e tyre, por në të njëjtën kohë duan më të mirën për të gjithë.

9. Dhurojnë sinqeritet

Ata jetojnë jetën e tyre me durim dhe dinë si të presin pa u përfshirë nga tensioni.

10. Dhurojnë dashuri

Një person, i cili di se si të japë dashuri, pavarësisht nga ajo që merr është një thesar i çmuar, që duhet të mbrohet. Ata kanë një zemër të ngrohtë ndaj të tjerëve dhe vetes. Për ta dashuria është një formë e disiplinës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top