Këshilla & Arsye

April 10, 2018 | 11:17

10 fjalitë që ju ndryshojnë perspektivën e jetës

Shpesh ajo që na jep më shumë shtysë është një fjali pozitive apo një vlerësim. Shprehjet janë gjërat më me rëndësi në jetën tonë, ndaj këto 10 fjali mund të ndryshojnë perspektivën mbi jetën.

1- Njerëzit nuk janë kundër teje, ata janë thjeshtë për veten e tyre.

2- Ngjit malet jo që bota të të shohë ty, por që ti të shohësh botën.

3- Mëson më shumë nga dështimi, sesa nga suksesi. Mos e lër të të ndalë. Dështimi ndërton karakterin.

4- Rreziku më i madh nga të gjithë është rreziku i të kaluarit të jetës tënde, duke mos bërë atë që do, me idenë se mund të “blesh” lirinë për ta bërë më vonë.

5- Shko atje ku të lartësojnë, jo atje ku të tolerojnë.

6- Personi me të cilin do të kalosh më shumë kohë në jetën tënde, është vetja jote, kështu që përpiqu ta bësh veten tënde sa më interesante që të jetë e mundur.

7- Nëse i pranon limitet e tua, atëherë mund të shkosh përtej tyre.

8- Njerëzit thonë shpesh se motivimi nuk zgjat. Epo, edhe një banjë e mirë nuk zgjat shumë. Prandaj rekomandohet që të bëhet përditë.

9- Çdo njeri që takoni ka frikë nga diçka, dashuron diçka, dhe ka humbur diçka.

10- Rehatia është armiku i arritjeve.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top