Një gjë është e sigurt: gruaja e pjekur tërheq, magjeps, fiton. Por çfarë duan meshkujt në veçanti?
Çdo grua arrin një fazë të veçantë në jetën e saj. Dhe kjo është ajo fazë në të cilën e di se çfarë dëshiron dhe në të cilën ajo arrin sigurinë në vetvete, ku fiton vetëdijen për veten dhe të tjerët. Kjo e bën atë një grua të pjekur. Të menduarit për të ardhmen tuaj në një mënyrë më serioze dhe më pragmatike është diçka që vetëm një grua e plotë, largpamëse dhe e mençur është në gjendje ta bëjë. Dhe meshkujt e dinë këtë.
Cilësitë e mira, mendimet e thella, maturia në zgjedhje, janë vetëm disa nga gjërat që meshkujt i duan tek gratë e pjekura. Le të zbulojmë të tjerat…
- Ajo është një mbrojtëse dhe burrat i duan gratë e kujdesshme
Një grua e pjekur është e pavarur, punon dhe merr një rrogë, por di se si të menaxhojë të ardhurat e saj. Ajo gjithmonë kursen diçka për situata emergjente, shpenzon me kujdes, sepse ajo është e vetëdijshme për të papriturat.
- Ajo është e përgjegjshme dhe meshkujt e vënë re atë
Ajo që e dallon një grua të pjekur është sigurisht ndjenja e përgjegjësisë, sepse ajo gjithmonë respekton angazhimet e saj në mënyrë të natyrshme. Ajo nuk i shtyn ose delegon përgjegjësitë e saj.
- Formula e planeve afatgjatë, cilësi shumë e vlerësuar!
Sigurisht që një grua e pjekur nuk mendon vetëm për argëtim, por bën plane për të ardhmen e saj, planifikon përmirësime, sepse në jetë ajo dëshiron të përmirësohet dhe të rritet.
- Shpreh ndjenjat e saj.
Megjithëse mund të jetë e vështirë t’i shprehësh ndjenjat dikujt, me kohë dhe përvojë, gruaja e pjekur ka mësuar se nuk është e nevojshme të mbash gjithçka brenda. Sepse nuk ia vlen të shtypësh emocionet e tua, të mos shprehësh dyshimet, të mos flasësh për frikën tënde. Burrat duan një grua që flet qartë për ndjenjat dhe emocionet e saj.
- Dëshiron një partner të qëndrueshëm
Dhe nuk mund të ishte ndryshe. Një grua e pjekur kur zgjedh një partner nuk bazohet në pamjen fizike. Ajo shikon gjëra të tjera si: inteligjenca, besueshmëria, ndershmëria. Burrat duan ato që dinë ta vlerësojnë atë që kanë për të ofruar dhe që nuk bazohen në aftësitë fizike.
- Nuk ka frikë nga gjykimet e të tjerëve
Ajo kurrë nuk shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët. Definitivisht nuk ndikohet, sepse duke respektuar idetë e të tjerëve, ajo mbron të sajën. Ajo ka siguri të madhe në vetvete dhe nuk dëshiron të kënaqë të gjithë, me çdo kusht. Kjo e bën atë edhe më interesante dhe burrat i duan gratë pa paragjykime.
- Nuk varet nga të tjerët
Lumturia e një gruaje të pjekur varet vetëm nga ajo, sepse ajo nuk përkulet, ajo nuk i ngjitet askujt. Në fakt, një mashkull mund ta pasurojë jetën e tij, por gjithmonë do të jetë me zgjedhje dhe jo me domosdoshmëri.
- Mund të zgjidhë problemet e veta
Një grua e pjekur mund të kërkojë këshilla, por nuk pret që dikush të zgjidhë problemet e saj. Dhe burrat duan gra të forta, me një personalitet të fortë dhe krijues.
- Ajo i njeh fuqitë dhe gabimet e saj
Ajo e di se nuk është e përsosur dhe nuk përpiqet ta fshehë. Burrat duan gratë e vetëdijshme dhe që nuk kanë problem të pranojnë realitetin e gjërave.
- Është e lirë
E megjithatë, ajo është simpatike, një dëgjuese e shkëlqyer dhe e besuar. Çfarë mund të kërkojë më shumë një burrë? Një grua e pjekur është një grua e lirë dhe një grua e lirë është e domosdoshme.
Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.